Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Belgjika shqyrton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve F-16 në Ukrainë

Belgjika shqyrton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve F-16 në Ukrainë

10:54, 21/09/2023
A+ Aa A-

Belgjika po e shqyrton vendimin nëse do t’i dërgojë apo jo aeroplanët e saj luftarak F-16 në Ukrainë.

Kështu të paktën tha kryeministri i vendit Alexander De Croo, i cili theksoi se Belgjika po i ndërron aeroplanët e saj F-16 me ata më të avancuar F-35.

Në anën tjetër, ministria belge e Mbrojtjes, më herët pati bërë të ditur se F-16 janë shumë të vjetër për Ukrainën dhe se nuk mund të përdoren në luftë, pavarësisht se De Crook tha se mund të jenë të dobishëm për shembull për trajnimin e pilotëve.

 “Kam kërkuar nga ministria e Mbrojtjes të shoh se sa të dobishëm mund të jenë F-16 tanë në Ukrainë”, tha De Croo duke folur në margjinat e takimit në Asamblenë e Përgjithshmë të Kombeve të Bashkuara në New York.

“Duhet të shqyrtojmë të gjitha mundësitë”, tha për fundi kryeministri belg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco