Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Analiza e BBC: Çfarë duan Rusia dhe Koreja e Veriut nga njëra-tjetra?

Analiza e BBC: Çfarë duan Rusia dhe Koreja e Veriut nga njëra-tjetra?

10:00, 12/09/2023
A+ Aa A-

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mbërriti në Rusi me tren. Ai pritet të takojë liderin rus, Vladimir Putin. Por çfarë duan Rusia dhe Koreja e Veriut nga njëra-tjetra?

Nga Steve Rosenberg, BBC

Është një martesë e bërë- nëse jo në parajsë- atëherë sigurisht në realitetet gjeopolitike të vitit 2023.

Si Rusia, ashtu edhe Koreja e Veriut, janë akuzuar se janë bërë shtete të rrezikshme. Të dyja janë nën sanksione të rënda ndërkombëtare. Të dyja janë bërë bashkë kundër SHBA.

Një armik i përbashkët tenton t’i afrojë liderët. Dhe kështu është edhe me Vladimir Putinin dhe Kim Jong Un. Të dy shohin përfitime të qarta nga një marrëdhënie më e ngushtë.

Për Rusinë, kjo mund të përfshijë një fluks municionesh për luftën e saj në Ukrainë. Koreja e Veriut ka një industri gjigante në fushën e mbrojtjes, me aftësi prodhimi në shkallë të gjerë.

Shtetet e Bashkuara pretendojnë se bisedimet për armët mes Rusisë dhe Koresë së Veriut kanë përparuar në mënyrë aktive me Rusinë që thuhet se kërkon furnizim me municion dhe predha artilerie.

Koreja e Jugut mund të jetë duke llogaritur se do marrë ndihmë humanitare nga Moska për të lehtësuar mungesën e ushqimeve. Por ka gjithashtu spekulime se Pheniani mund të jetë duke kërkuar teknologji të avancuara për satelitët dhe për përdorim ushtarak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco