Dyshimet/ Daily Mail: Në bordin e avionit të Prigozhin kishte një bombë

Dyshimet/ Daily Mail: Në bordin e avionit të Prigozhin kishte një bombë

10:24, 25/08/2023
A+ Aa A-

Gazeta britanike, Daily Mail, shkruan sot se po përforcohen dyshimet se në bordin e avionit të Yevgeny Prigozhin ishte vendosur një bombë.

Pronarët e kompanisë së avionëve Embraer, thanë se nuk janë kryer riparime në avion që prej vitit 2019 për shkak të sanksioneve.

Por kjo bie në kontradiktë me dëshminë e një stjuardese, e cila tha se avioni kishte pasur vonesa për shkak të një inspektimi teknik.

Për më tepër, një video tregon disa persona që hiqen si blerës potencialë, në bordin e avionit pak përpara se të niste fluturimin tragjik.

Mes këtyre blerësve ishte edhe një grua me një çantë dore.

Prigozhin ishte në mesin e 10 personave në bordin e aviont që u rrëzua duke i vrarë të gjithë të pranishmit në mjetin fluturues.

SHBA ka përjashtuar mundësinë që avioni të jetë qëlluar me ndonjë raketë nga toka ose nga ajri.

Megjithatë, hetimet do vazhdojnë dhe misteri duket se do mbetet edhe për një kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco