Departamenti i Drejtësisë tha të mërkurën se ka sekuestruar mbi 1.4 miliardë dollarë të vjedhura nga fondet e ndihmës për të përballuar pasojat e pandemisë. Në të gjithë vendin po hetohen mbi 3 mijë të akuzuar për vjedhjet.
“Kjo çështje, që përfshin mbi 300 të pandehur dhe mbi 830 milionë dollarë në mashtrime, duhet të dërgojë një mesazh të qartë: situata emergjente e krijuar nga pandemia mund të ketë përfunduar, por puna e Departamentit të Drejtësisë për të identifikuar dhe ndjekur penalisht ata që vodhën fondet e pandemisë nuk ka përfunduar”, tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.
Ka të ngjarë që të jenë vjedhur mbi 200 miliardë dollarë nga programet e ndihmës kundër COVID-19 të qeverisë amerikane, sipas një agjencie federale. Në përpjekje për të përshpejtuar ndarjen e fondeve për pandeminë, Administrata e Biznesit të Vogël kishte ulur masën e kontrollit.
Në shtator të vitit 2022, inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Punës tha se mashtruesit ka të ngjarë të kenë vjedhur 45.6 miliardë dollarë nga programi i ndihmave për të papunët gjatë shpërthimit të koronavirusit duke përdorur taktika të tilla si aplikimi në emër të individëve të vdekur./VOA/
© SYRI.net