Protestat kundër projektligjit për 'agjentët e huaj', dhunohet lideri i opozitës në Gjeorgji

Protestat kundër projektligjit për 'agjentët e huaj', dhunohet lideri i opozitës në Gjeorgji

10:00, 02/05/2024
A+ Aa A-

Gjeorgjia është përfshirë nga protesta të dhunshme, prej disa ditësh. Lideri i opozitës gjeorgjiane, Levan Khabeishvilli është sulmuar gjatë protestave të dhunshme. Protestat u organizuan pasi qytetarët kundërshtojnë një ligj të diskutueshëm të 'ndikimit të huaj', për të cilin kritikët thonë se është i ngjashëm me ligjin rus të përdorur kundër opozitës.

Udhëheqësi kryesor i opozitës, u rrah nga forcat e sigurisë. Ai deklaroi se ishte rrahur, ndërsa u shfaq në Parlament me fytyrë të mbuluar me fashë si pasojë e plagëve të marra.

'Nëse dikush mendon se nuk do të buzëqeshim sepse na humbet një dhëmb ose nuk mund t’i hapim sytë, gabohet shumë. Ne do të buzëqeshim sepse Gjeorgjia do të fitojë,' tha Khabeishvili në dhomë pasi u soll në një karrige me rrota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco