Pas 20 vitesh, gjenden në akullnajën austriake mbetjet e një personi të vdekur

Pas 20 vitesh, gjenden në akullnajën austriake mbetjet e një personi të vdekur

17:58, 23/08/2023
A+ Aa A-

Eshtrat e një njeriu që vdiq më shumë se 20 vjet më parë u gjetën në një akullnajë austriake në Alpe, tha sot policia vendase.

Mbetjet njerëzore u gjetën në akullnajën Schlatenkes në provincën e Tirolit, raporton Guardian.

Sipas gazetës britanike, ato u gjetën nga një guidë turistike në një lartësi prej rreth 2900 metrash. Pranë kufomës u gjet një çantë shpine me para, një kartë dhe një patentë shoferi.

Policia dyshon se bëhet fjalë për kufomën e një 37-vjeçari që ka vdekur në vitin 2001 dhe pas disa javësh priten rezultatet e analizës së ADN-së.

Në të njëjtën akullnajë, një grup alpinistësh më herët zbuluan mbetjet e një njeriu që u zhduk në vitin 1986.

Schlatenkes është një akullnajë austriake ku vitin e kaluar u regjistrua humbje rekord akulli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco