14 viktima nga përmbytjet masive në Kinë

14 viktima nga përmbytjet masive në Kinë

16:17, 07/08/2023
A+ Aa A-

Katërmbëdhjetë vetë vdiqën gjatë fundjavës në qytetin kinez Shulan për shkak të përmbytjeve shkaktuar nga tajfuni Doksuri, njoftuan mediat shtetërore të hënën, ndërsa përpjekjet e shpëtimit për banorët e prekur nga përmbytjet vazhduan në të gjithë Kinën veriore.

Vdekjet në Shulan të provincës verilindore Jilin, i shtohen më shumë se 20 personave që vdiqën javën e kaluar në Pekin dhe Hebei. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër të përgjithshëm të viktimave për të gjithë vendin. Sipërfaqe të mëdha u përmbytën dhe banorëve po u dërgohen artikuj të nevojshëm me helikopterë.

Mbi 130,000 banorë janë prekur në Shulan dhe 79,000 njerëz janë evakuuar në provincën Jilin, njoftoi media shtetërore. Ministria e Burimeve Ujore e Kinës ngriti nivelin e gatishmërisë të dielën për disa rajone./ VOA/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco