Trump akuzohet për komplot/ BBC: Çfarë pritet të ndodhë me procesin

Trump akuzohet për komplot/ BBC: Çfarë pritet të ndodhë me procesin

09:53, 02/08/2023
A+ Aa A-

Prokurori i Posaçëm ngriti të martën akuza të reja pas hetimeve të Departamentit të Drejtësisë ndaj ish-presidentit Donald Trump për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, që rezultuan në protestën e dhunshme të përkrahësve të tij ndaj Kapitolit. Akt-padia përfshin akuza për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe ndërhyrje ndaj dëshmitarëve

Nga Sean Dielly, BBC

Këto janë akuza të jashtëzakonshme që fokusohen rreth dy muaj pas zgjedhjeve të nëntorit 2020 në SHBA.

Nuk ka sugjerime të drejtpërdrejta për nxitje direkte të dhunës që pamë të gjithë më 6 janar 2021, por shumë flitet për përpjekjet e Trump për të bindur, madje edhe duke mashtruar shtete të ndryshme, që ta ndihmojnë për të përmbysur ato zgjedhje.

Kishte teori të ndryshme për dhjetëra mijëra votues të vdekur në disa pjesë të vendit, thotë Trump. Në pjesë të tjera të SHBA po mbusheshin kutitë e votimit, ose makineritë zgjedhore i kalonin votat për Joe Biden- dhe asnjë nga këto pretendime nuk u mbështet me prova.

Ka gjasa të arsyeshme që ky gjyq të ndodhë përpara zgjedhjeve presidenciale, por nuk ka të ngjarë që të ndodhë në afatin kohor që ka dhënë prokurori Jack Smith.

Smith ka folur për një gjyq të shpejtë, një të drejtë që e ka i pandehuri, i cili ka në dispozicion një kohë maksimale prej 70 ditësh nga paraqitja e parë nesër në gjykatë në Uashington e deri në gjyqin aktual.

Ajo që nuk merret parasysh është fakti se avokatët e Trump do të argumentojnë se thjesht nuk ka kohë të mjaftueshme për tër përgatitur çështjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco