Shkrumbohet Afrika, 34 viktima në Algjeri, 50 gradë në Tunizi

Shkrumbohet Afrika, 34 viktima në Algjeri, 50 gradë në Tunizi

15:15, 25/07/2023
A+ Aa A-

Valët e të nxehtit ekstrem po ndihen edhe në shumë pjesë të Afrikës Veriore. Temperatura që shkojnë deri në 50 gradë celsius janë regjistruar në Tunizi.

Kushtet ekstreme të motit kanë shkaktuar disa vatra zjarri që po shkrumbojnë hektarë në këtë shtet, ndërsa kanë detyruar me qindra persona që të largohen nga shtëpitë në qytetin Tabarka.

Flakët kanë shkaktuar probleme edhe në Algjeri. Në këtë shtet të Afrikës kanë humbur jetën 34 persona, përfshirë 10 ushtarë, për shkak të flakëve.

Mbi 8 mijë persona, 500 automjete zjarrfikëse dhe disa helikopterë janë angazhuar nga Algjeria për fikjen e 97 vatrave të zjarrit në 16 provinca të ndryshme. Dëmet materiale llogariten në mbi 24 milionë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco