Mijëra persona sërish në protesta kundër reformave gjyqësore të qeverisë izraelite

Mijëra persona sërish në protesta kundër reformave gjyqësore të qeverisë izraelite

17:40, 16/07/2023
A+ Aa A-

Izraelitët prej disa javësh vazhdojnë protestat e tyre kundër rregullores së qeverisë së koalicionit nën udhëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu e cila kufizon kompetencat e gjyqësorit.

Izraelitët të cilët zhvillojnë protesta masive në mbrëmjen e të shtunës çdo javë kundër rregullores gjyqësore të qeverisë së koalicionit të ekstremit të djathtë nën kryesimin e Netanyahut, kanë zbritur sërish në sheshe në të gjithë vendin në javën e 28-të të protestave.

Në protestat e mbajtura në shumë pika në të gjithë vendin, kryesisht në qytetet si Tel Aviv, Kudsi Perëndimor, Haifa, Beersheba dhe Rehovot morën pjesë qindra mijëra izraelitë. Sipas mediave izraelite, vetëm në protestën e mbajtur në Tel Aviv morën pjesë mbi 150 mijë protestues.

Në Tel Aviv në të cilin ashtu si çdo javë u mbajt protesta me pjesëmarrje më intensive, protestuesit u mblodhën para Kompleksit të Qeverisë në Bulevardin Kaplan.

Protestuesit me flamuj izraelitë shpeshherë brohoritën me sloganet “demokraci” dhe mbajtën pankarta kritikuese ndaj politikanëve të ekstremit të djathtë në qeverinë e koalicionit. Protestuesit hapën një pankartë gjigante me mbishkrimin “SOS” që përdoret për thirrje të ndihmës.

Nënkoloneli në pension Ron Sharf, një nga drejtuesit e grupit të emërtuar “Shokë Armësh” i themeluar nga rezervistët që kundërshtojnë rregulloren e diskutueshme gjyqësore të qeverisë së Netanyahut, në një fjalim në podiumin e ngritur për protestuesit në Tel Aviv, tha se nga ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant presin të “tregojë lidership” kundër rregullores.

Në protestat e mbajtura në pjesë të ndryshme të vendit morën pjesë edhe liderë të opozitës. Dan Halutz, një nga ish-shefat e Shtabit të ushtrisë izraelite, në një fjalim në protestat në veri të vendit kërkoi nga Netanyahu të “mos sprovojë besnikërinë” e pilotëve rezervë të luftës të cilët kundërshtojnë rregulloren gjyqësore të qeverisë.

Mijëra protestues edhe në Kudsin Perëndimor zhvilluan marshim në afërsi të shtëpisë së Netanyahut.

Shtyrja e rregullores gjyqësore

Reforma e gjyqësorit e cila u njoftua më 5 janar nga ministri izraelit i Drejtësisë, Yariv Levin përfshin ndryshime të tilla si kufizimin e kompetencave të Gjykatës së Lartë dhe kompetencave të pushtetit për emërimet në gjyqësor.

Netanyahu më 27 mars njoftoi shtyrjen e rregullores së gjyqësorit e cila shkaktoi greva dhe protesta masive në rritje në të gjithë vendin. Por, kryeministri Netanyahu, pas miratimit të buxhetit 2023-2024 në Parlament në fund të muajit maj, njoftoi se do ta paraqesin sërish rregulloren gjyqësore në Parlament.

Pas bllokimit të negociatave për rregulloren gjyqësore mes koalicionit Netanyahu dhe opozitës, qeveria shtypi sërish butonin kohët e fundit në kuadrin e rregullores gjyqësore.

Në një votim të hënën në parlament pushteti miratoi projektligjin e emërtuar “arsyetim i logjikshëm” i cili do të heqë kontrollin e qeverisë mbi Gjykatën e Lartë. Në mënyrë që ligji të hyjë në fuqi është e nevojshme që ai të kalojë nga tre votime në parlament.

Lëvizja protestuese e cila kundërshton rregulloren gjyqësore të qeverisë dhe politikat e tjera të djathta në Izrael, prej 6 muajsh vazhdon protestat në mbarë vendin.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco