Lajmi i fundit

Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej tre ditësh/ Gjendet i pajetë në Drin një prej të miturve. Dyshohet se…

Brenda një tende në Bjellorusi, vetëm me të mbathura, mediat ruse shfaqin imazhin e Prigozhinit

Brenda një tende në Bjellorusi, vetëm me të mbathura, mediat ruse shfaqin imazhin e Prigozhinit

14:48, 14/07/2023
A+ Aa A-

Yevgeny Prigozhin u pa për herë të fundit në publik në ditën e kryengritjes në Rostov-on-Don, Rusi.

Që atëherë, nuk dihet ku ndodhet shefi i grupit mercenar rus, Wagner.

Pas përfundimit të rebelimit njëditor, Alexander Lukashenko njoftoi se ishte rënë dakord që ai të shkonte në Bjellorusi. Megjithatë, nuk dihet se ku ka shkuar dhe ku ndodhet tani.

Disa ditë më parë, Kremlini konfirmoi se disa ditë pas kryengritjes, Putin dhe Prigozhin u takuan në Kremlin.

Tani është shfaqur një foto e publikuar nga mediat ruse. Ajo tregon Prigozhinin të ulur në shtrat në një tendë.

“Media ruse publikon një fotografi të pretenduar të fundit të Prigozhin në një tendë polake në (gjoja) Bjellorusi”, shkruan Anton Gerashchenko, Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Autenticiteti i imazhit nuk është konfirmuar edhe pse e ka publikuar zyrtari ukrainas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco