Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Itali/ Gjenden trupat e pajetë të dy vëllezërve të mitur

Itali/ Gjenden trupat e pajetë të dy vëllezërve të mitur

11:35, 12/07/2023
A+ Aa A-

Vdekja e dy vëllezërve rumunë, 6 dhe 7 vjeç ka tronditur Italinë.

Ata u gjetën pa shenja jete  gjatë natës në një rezervuar  në Manfredonia të Pulias. Dy fëmijët ishin larguar nga shtëpia pasditen e së martës.

Prindërit gjetën këpucët jashtë rezervuarit, i cili është tre metra i thellë.

Për momentin nuk dihet nëse dy vëllezërit kanë rrëshqitur apo janë zhytur në ujë për t’u freskuar për shkak të temperaturave të larta.

“Ishte me të vërtetë një operacion dramatik, nuk mund të themi asgjë tjetër,” u thanë gazetarëve zjarrfikësit e Pulias.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco