Për herë të parë që nga pandemia/ Udhëtimi për në Mekë i mbi dy milionë myslimanëve

Për herë të parë që nga pandemia/ Udhëtimi për në Mekë i mbi dy milionë myslimanëve

10:44, 27/06/2023
A+ Aa A-

Pelegrinazhi i këtij viti në Mekë filloi mbrëmjen e kësaj të hëne (26 qershor). Për herë të parë që nga pandemia e koronës, pelegrinazhi që në gjuhën arabe quhet Haxh, po mbahet sërish pa kufizime dhe pa kushte të veçanta për shkak të virusit korona.

Pelegrinazhi vjetor i Haxhit ka filluar me shumë myslimanë nga e gjithë bota.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe nga të gjithë myslimanët kërkohet që ta kryejnë këtë të paktën një herë në jetën e tyre nëse janë të aftë fizikisht dhe financiarisht.

Siç ishte raportuar më herët, haxhinjtë mbërritën në Xhaminë e Madhe në Mekë të dielën, ku kryen Tawaf al-Qudum, i njohur si Tavafi i Arritjes – hapi i parë i pelegrinazhit të Haxhit pas hyrjes në Ihram.

Më pas ata kryen Sa’i midis kodrave Safa dhe Marwa, një ritual që shërben për të nderuar nënën e Profetit Ismail dhe nënkupton përkushtimin dhe besimin e saj në Zot.

Ndërsa dielli lindte të hënën në mëngjes, pelegrinët u mblodhën në Xhaminë e Madhe për lutjet e sabahut përpara se të niseshin për në Mina.

Më pas ata nisën udhëtimin për në Mina ku do të kalojnë një ditë e natë të tërë duke u lutur dhe duke u përgatitur për ditën më të rëndësishme të pelegrinazhit islam.

Atje, Ministria e Haxhit dhe Umres ka ngritur mijëra tenda në zonë për të siguruar që pelegrinët të pushojnë mirë.

Dhe në ditën e nëntë të Dhul Hixhes, ditën më të rëndësishme të Haxhit, haxhilerët do të shkojnë masivisht drejt malit Arafat.

Mali besohet të jetë vendi ku Ademi dhe Hava u takuan përsëri pasi Zoti i dërgoi ata përsëri në Tokë dhe ku Profeti Muhamed mbajti predikimin e tij të fundit.

Më pas ata do të kalojnë në Muzdelife dhe do ta kalojnë natën duke u lutur dhe mbledhur guralecë për “goditjen simbolike të djallit” përpara se të vazhdojnë me hapat e fundit të pelegrinazhit të Haxhit.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco