Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Tornado godet qendrën e Misisipit, duke vrarë të paktën 1 person e pagosur mbi 20 të tjerë

Tornado godet qendrën e Misisipit, duke vrarë të paktën 1 person e pagosur mbi 20 të tjerë

07:04, 20/06/2023
A+ Aa A-

Një person ka mbetur i vdekur dhe më shumë se 20 të tjerë janë lënduar nga fenomeni natyror i frikshëm që goditi Misisipin gjatë natës, thanë zyrtarët e shtetit.

Një tornado goditi komunitetin Lewin, rreth 110 kilometra në lindje të Jackson.

Një reprezentues i qendrës mjekësore ku po trajtohen të plagosurit nga Lewin, ka sqaruar se shumica ka dalë nga spitali ose janë jashtë rrezikut për jetën.

Rreth 400,000 konsumatorë në jug të Amerikës ishin pa energji të hënën në mëngjes, duke përfshirë 45,000 në shtetin e Misisipit, sipas të dhënave nga uebsajti i specializuar Poweroutage.us.

Vala e fundit e temperaturave të larta ka kontribuar në tornadot e rrezikshme në jug të Amerikës. Të enjten, katër persona u vranë nga tornadot që goditën Teksasin dhe Floridan.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco