Skandali ‘Partygate’/ Hetimi zbulon se Boris Johson mashtroi parlamentin britanik me vetëdijë

Skandali ‘Partygate’/ Hetimi zbulon se Boris Johson mashtroi parlamentin britanik me vetëdijë

10:18, 15/06/2023
A+ Aa A-

Një hetim parlamentar ka arritur në përfundimin se Boris Johnson me vetëdije ka mashtruar disa herë parlamentin në deklaratat e tij për festat e mbajtuara në Downing Street duke shkelur rregullat e COVID.

Ish-kryeministri ka qenë nën hetim nga 'komiteti i privilegjeve' të dhomës  së parlamentit britanik, Commons, që nga qershori i kaluar, pas një hetimi nga policia dhe më pas nëpunësja e lartë civile Sue Grey e cila konfirmoi se një seri tubimesh kishin ndodhur në Downing Street gjatë bllokimeve.

Komiteti ndërpartiak, i udhëhequr nga deputetja laburiste Harriet Harman, ka vlerësuar nëse zoti Johnson mashtronte parlamentin - qoftë në mënyrë të paqëllimtë apo qëllimisht - me deklaratat e tij duke pretenduar se të gjitha rregullat dhe udhëzimet e COVID u ndoqën nga Numri 10.

Publikimi i raportit vjen pasi Johnson dha dorëheqjen në mënyrë dramatike si deputet të premten, pasipa draftin e hetimit.

Ai nisi një sulm të ashpër ndaj komisionit në deklaratën e tij të dorëheqjes, duke e akuzuar atë për "paragjykim të madh" dhe duke pretenduar se deputetët e tij ishin të vendosur të "më dëbonin nga Parlamenti".

Avokatët e tij i paraqitën një përgjigje komitetit të privilegjeve në orën 11.57 të së hënës mbrëma, duke shkaktuar një vonesë në publikimin e pritshëm të raportit.

Në një deklaratë të martën, Johnson kritikoi vonesën dhe hodhi poshtë gjetjet e komitetit , duke thënë: "Komiteti i Privilegjeve duhet të publikojë raportin e tij dhe ta lërë botën të gjykojë marrëzitë e tyre.

"Ata nuk kanë asnjë justifikim për vonesë. Rregullat e tyre absurde të padrejta nuk lejojnë as ndonjë kritikë ndaj gjetjeve të tyre. Unë ia kam bërë të qarta pikëpamjet e mia komisionit me shkrim - dhe do ta bëj këtë më gjerësisht kur të publikojnë përfundimisht."

Komiteti tha se kishte identifikuar të paktën katër raste kur zoti Johnson mund të ketë mashtruar deputetët, përfshirë kur ai i tha parlamentit në dhjetor 2021 se asnjë rregull apo udhëzim nuk ishte shkelur - kur hetimet pasuese nga zonja Grey dhe Policia Metropolitane tregonin ndryshe.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco