Ushtarët ukrainas të kapur rob në Azovstal nxirren para gjyqit në Rusi

Ushtarët ukrainas të kapur rob në Azovstal nxirren para gjyqit në Rusi

22:53, 14/06/2023
A+ Aa A-

Moskë - Më shumë se 20 ushtarë ukrainas, të cilët u kapën robër gjatë luftimeve në Ukrainë, dolën në gjyq në Rusi të mërkurën.

Ushtarët e kapur ishin anëtarë të batalionit Azov, një njësi elitare e forcave të armatosura ukrainase që luftuan trupat ruse në portin e Mariupolit në Detin Azov. Rusia pushtoi Mariupolin vitin e kaluar pas një beteje tre-mujore që e bëri pjesën më të madhe të qytetit në gërmadha.

Mbrojtësit e fundit të mbetur ukrainas që u strehuan në një fabrikë gjigante çeliku në Mariupol u dorëzuan te forcat ruse në maj 2022.

Autoritetet ruse e kanë cilësuar batalionin Azov si grup terrorist. Të pandehurit përballen me akuzat e përfshirjes në një organizatë terroriste dhe pjesëmarrjes në aksionin për përmbysjen e autoriteteve të mbështetura nga Rusia në rajonin e Donetskut.

Ata përballen me dënime që variojnë nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë.

Nga 24 personat që janë përballur me akuzat, dy janë shkëmbyer me robër lufte ruse si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve. Nga 22 të pandehurit e mbetur që përballen me gjyqin, tetë janë gra, të cilat thuhet se punonin si kuzhiniere për batalionin Azov.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco