Hungaria vazhdon të bllokojë lëshimin e fondeve ushtarake të BE për Ukrainën

Hungaria vazhdon të bllokojë lëshimin e fondeve ushtarake të BE për Ukrainën

12:01, 23/05/2023
A+ Aa A-

500 milionë euro janë pjesë e Mjetit Evropian të Paqes të bllokut evropian, i cili synon të ndihmojë vendet në luftë, si Ukraina.

Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk kanë arritur të bien dakord për fondet e reja për financimin e armëve për Ukrainën, pasi Hungaria bllokoi vendimin për bankën më të madhe të vendit, OTP Bank, e cila u shfaq në listën e Ukrainës të "sponsorëve ndërkombëtarë të luftës".

Agjencia e Ukrainës kundër korrupsionit e futi bankën hungareze në listën e zezë sepse  "ajo ofron kushte preferenciale të kredisë për ushtrinë ruse, d.m.th. i shpërblen ata për krimet e luftës të kryera".

Banka, si dhe kompanitë e tjera në listë, i hedhin poshtë me forcë këto pretendime, duke thënë se arsyetimi është i pasaktë dhe jo objektiv.

"Ne do të kundërshtojmë pagesën e këtij gjysmë miliardi euro të ri nga Fondi Evropian i Paqes për shtetet anëtare furnizuese me armë për sa kohë që Ukraina e mban OTP Bank në listën e sponsorëve ndërkombëtarë të luftës," tha ministri Péter Szijjártó i Punëve të Jashtme të Hungarisë, të hënën.

"OTP është banka më e madhe hungareze. OTP është një lojtar i rëndësishëm në ekonominë hungareze. Mund të them gjithashtu se të gjithë jemi krenarë për OTP si një bankë hungareze."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco