Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Legjioni rus anti-Putin merr përgjegjësinë për sulmin në Belgorod

Legjioni rus anti-Putin merr përgjegjësinë për sulmin në Belgorod

11:20, 23/05/2023
A+ Aa A-

Legjioni i Lirisë së Rusisë kundër Kremlinit, i cili ka marrë përgjegjësinë për një infiltrim në territorin rus, ka thënë se po "kthehet në shtëpi" në një video të publikuar në rrjetin social Telegram.

Moska tha të hënën se trupat e saj po luftonin me një grup "sabotues" ukrainas që depërtoi në territorin rus ndërsa Ukraina këmbënguli se po lufton ende për kontrollin e qytetit lindor të Bakhmut.

Njoftimi erdhi pasi Kievi tha se forcat ruse goditën qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro, me raketa dhe dronë gjatë natës.

Kremlini tha se presidenti Vladimir Putin ishte informuar për sulmin ndërkufitar, duke shtuar se Moska besonte se sulmi ishte projektuar për të "spostuar vëmendjen" nga situata në Bakhmut.

Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit jugor të Belgorodit, rajon në shënjestër të sulmeve që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, tha se trupat dhe anëtarët e shërbimit të sigurisë po luftonin një grup "sabotazhi" që hyri nga Ukraina.

Gladkov tha se trupat dhe anëtarët e shërbimit të sigurisë FSB "po merrnin masat e nevojshme për të eliminuar armikun".

Anëtarët e Legjionit të Lirisë së Rusisë morën përgjegjësinë për sulmin.

Në një video të publikuar në një kanal në Telegram, që pretendon se përfaqëson grupin, një zëdhënës i kamufluar, i rrethuar nga njerëz të armatosur të lodhur, tha: "Rusia do të jetë e lirë!"

Kanali në Telegram i grupit tha se dy fshatra në rajonin e Belgorodit ishin sulmuar.

Qeveria ukrainase nuk pranoi se ishte e përshirë.

“Ukraina po i shikon me interes ngjarjet në rajonin e Belgorodit të Rusisë dhe po studion situatën, por nuk ka asnjë lidhje me të”, tha këshilltari presidencial ukrainas Mikhaylo Podolyak.

Pasi Putin dërgoi trupa në Ukrainë në shkurt 2022, rajoni kufitar i Belgorodit është granatuar vazhdimisht dhe dhjetëra njerëz janë vrarë.

Autoritetet kanë raportuar gjithashtu një seri incidentesh që përfshijnë anëtarë të grupeve "sabotuese" që kalojnë nga Ukraina.

Në prill, qyteti i Belgorodit u bombardua nga një avion luftarak rus i cili hodhi municion mbi qytet aksidentalisht.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco