Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare, diskutohet rezoluta anti-korrupsion

Hakerat rusë sulmojnë NATO-n/ Stoltenberg: Avionët tanë do t’i përdorin ukrainasit

Hakerat rusë sulmojnë NATO-n/ Stoltenberg: Avionët tanë do t’i përdorin ukrainasit

16:02, 13/02/2023
A+ Aa A-

“Baza ka rënë”. Është ky njoftimi i Killnet, grupit të hakerave nga Rusia që shënjestroi uebsajte të ndryshme të NATO-s.

Sulmet kibernetike janë konfirmuar edhe nga zyrtarët e aleancës ushtarake, që saktësojnë se mes faqeve të prekura nga grupi rus i hakerave, ishin ajo e Selisë Qendrore të Operacioneve Speciale të NATO-s dhe ajo e bazës amerikane “Ramstein” në Gjermani.

Kjo erdhi një ditë përpara se të mbahet dhe mbledhja e radhës e formatit “Ramstein” në Bruksel. Tema kryesore pritet të jetë ajo e furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë.

“Duhet të bëjmë dallimin: vitin e kaluar diskutohej për vendosjen e një zone të ndalim fluturimit me angazhimin e avionëve të NATO-s. Ajo që po diskutohet tani është shumë ndryshe, pasi bëhet fjalë që aleatët e NATO-s të dërgojnë avionët e tyre për t’i përdorur ukrainasit,” u shpreh Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Kreu i NATO-s shtoi se për momentin është më e rëndësishme të përcaktohet shpejtësia e dërgimit të ndihmave ushtarake për Ukrainën, siç tha ai, që ky shtet të jetë në gjendje t’i rezistojë pushtimit nga Rusia dhe ta fitojë luftën.

“Një vit pas nisjes së agresionit, presidenti Putin nuk po përgatitet për paqen, por po lëshon një ofensivë të re. Ndihmat duhet të arrijnë në Ukrainë përpara sulmit. Shpejtësia e dërgesave do të shpëtojë jetë.”

Ndër të tjera, Stoltenberg njoftoi se lufta në Ukrainë po shteron rezervat e municioneve të NATO-s. Në takimin e së martës, ai do të kërkojë nga Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare që të fokusohen në shtimin e këtyre kapaciteteve.

“Niveli aktual i municioneve të përdorura në Ukrainë është shumë herë më i lartë se niveli i prodhimit tonë”, përfundoi Stoltenberg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco