Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Anglezët: Na kanë humbur provat për Berishën

Zelensky vizitë në Madrid, pritet në aeroport nga Mbreti Felipe VI

Zelensky vizitë në Madrid, pritet në aeroport nga Mbreti Felipe VI

14:25, 27/05/2024
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  mbërriti sot në Madrid për një vizitë zyrtare, e cila do të shënohet me nënshkrimin e një marrëveshjeje që synon rritjen e ndihmës ushtarake të Madridit për Kievin.

Zelenskiy u prit në pistën e aeroportit të Madridit nga Mbreti Felipe VI.

Presidenti ukrainas, i cili ka ushtruar presion ndaj aleatëve të tij për të rritur ndihmën e tyre për t’iu kundërvënë ofensivës ruse, do të takohet me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez në Pallatin Moncloa, selia e qeverisë dhe rezidenca e kryeministrit, për të nënshkruar një marrëveshje dypalëshe të sigurisë.

Zelensky fillimisht ishte planifikuar të vizitonte Spanjën më 17 maj, por u detyrua të anulojë vizitën e tij për shkak të ofensivës në Ukrainën verilindore.

Sipas gazetës El Pais, marrëveshja që do të nënshkruhet sot do të përfshijë ndihmën ushtarake nga Madridi në vlerën 1.1 miliardë euro, duke përfshirë furnizimin me raketa të reja Patriot dhe tanke Leopard.

Zelenksy tashmë ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe sigurie me disa vende, duke përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ndihma ushtarake e Madridit për Kievin deri më tani ka qenë e kufizuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco