SHBA, Britania dhe Kanadaja akuzuan Rusinë se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet në Moldavi

SHBA, Britania dhe Kanadaja akuzuan Rusinë se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet në Moldavi

07:27, 14/06/2024
A+ Aa A-

Qeveritë e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë akuzuan këtë të enjte Rusinë se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet presidenciale në Moldavi, të cilat do të mbahen në tetor. Në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga Departamenti i Shtetit, thuhet se duke përhapur dezinformata dhe propagandë në internet, Rusia po përpiqet të intensifikojë tensionet sociale dhe të inkurajojë një pikëpamje negative për Perëndimin dhe presidenten properëndimore të Moldavisë, Maya Sandu, raporton Reuters.

“Ne po e marrim këtë hap për të paralajmëruar partnerët dhe aleatët tanë demokratë se aktorët rusë po kryejnë një komplot për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vjeshtës në Moldavi në vitin 2024”, thuhet në deklaratë.

Shtohet se Rusia mbështet kandidatë të caktuar në zgjedhje dhe se aktorët pro-rusë ndihmojnë qëllimet ruse duke përhapur dezinformata dhe propagandë.

“Këta aktorë po ushqejnë kritika ndaj Sandës dhe partisë së saj ‘Veprim dhe Solidaritet’ me qëllim që të nxisin protesta dhe të planifikojnë të përhapin gënjeshtra për karakterin e saj dhe parregullsitë e supozuara zgjedhore”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco