'Nuk është koha e duhur'/ Kanadaja refuzon dërgimin e trajnerëve ushtarakë në Ukrainë

'Nuk është koha e duhur'/ Kanadaja refuzon dërgimin e trajnerëve ushtarakë në Ukrainë

21:09, 17/06/2024
A+ Aa A-
Kanadaja ka vendosur të ndalojë dërgimin e trajnerëve ushtarakë në Ukrainë, ka thënë ministri i saj i mbrojtjes. Duke folur me gazetarët pas një samiti të NATO-s, Bill Blair tha se rrethanat për një veprim të tillë nuk ishin “të duhura” për momentin. “U diskutua për një mision të NATO-s për të përmirësuar stërvitjen. Për momentin, rrethanat nuk janë të përshtatshme për të vendosur, sipas mendimit tim, trajnerët kanadezë në Ukrainë,” tha ai.

“Ka, mendoj, një shqetësim mjaft të kuptueshëm për zgjerimin e një misioni stërvitor në Ukrainë në kohën e tanishme”, shtoi ai. Kanadaja ka ndihmuar në përgatitjen e më shumë se 40,000 ushtarëve ukrainas që nga viti 2015, por vendosi të tërheqë kontingjentin e saj të trajnimit nga Ukraina perëndimore pak para fillimit të luftës.

Shtëpia e Bardhë ka thënë gjithashtu se nuk po planifikonte të dërgonte trajnerë ushtarakë amerikanë në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco