Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Lituani/ Nauseda: Do të rrisim shpenzimet ushtarake për modernizimin e ushtrisë

Lituani/ Nauseda: Do të rrisim shpenzimet ushtarake për modernizimin e ushtrisë

15:18, 27/05/2024
A+ Aa A-

Presidenti i sapozgjedhur i Lituanisë, Gitanas Nauseda, bëri thirrje për një rritje të mëtejshme të shpenzimeve ushtarake të vendit baltik.

“Unë mendoj se ne duhet të synojmë për të paktën 3,5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitet e ardhshme”, theksoi Nauseda në një konferencë shtypi në Vilnius.

Nausėda, i cili siguroi një mandat të dytë pesëvjeçar duke fituar me shumicë dërrmuese balotazhin e zgjedhjeve të së dielës, tha se ”modernizimi i ushtrisë lituaneze, zbatimi i rekrutimit universal dhe vendosja e një brigade gjermane në Lituani do të kërkojë burime financiare shtesë”.

Vilniusi aktualisht shpenzon 2,7% të PBB-së së tij për ushtrinë, me shifrën e vendosur të arrijë në 3% në 2025 sipas propozimeve të paraqitura javën e kaluar nga Ministria e Financave.

”Për mendimin tim kjo është e pamjaftueshme”, theksoi Nauseda, i cili u ka bërë thirrje vazhdimisht vendeve të tjera të NATO-s të rrisin shpenzimet ushtarake.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, qeveria gjermane u angazhua të vendoste përgjithmonë një brigadë të gatshme luftarake prej deri në 5 000 ushtarë gjermanë në Lituani.

Ministri lituanez i Mbrojtjes, Laurynas Kasciunas tha se ”forcat gjermane mund t’i kushtojnë vendit 800 milionë euro (870 milionë dollarë) gjatë viteve të ardhshme”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco