Stoltenberg: NATO nuk hyn në konflikt nëse dërgon aeroplanë luftarakë në Ukrainë

Stoltenberg: NATO nuk hyn në konflikt nëse dërgon aeroplanë luftarakë në Ukrainë

15:14, 13/02/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë sot gjatë një konference për media se nuk sheh “ndonjë shenjë që Vladimir Putin është i gatshëm për paqe”.

Ai gjithashtu theksoi se ajo “çfarë po sheh është që Putin dhe Rusia akoma duan të kontrollojnë Ukrainën, duke dërguar çdo ditë e më shumë ushtarë e armë”, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se ushtria ruse po bëhet gati për një ofensivë të re, dhe se për këtë Kievi ka nevojë për aeroplanë modern luftarak dhe raketa me rreze të gjatë veprimi, për të parandaluar këtë ofensivë ruse.

E Stoltenberg tha se ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, këtë javë në Bruksel do të diskutojnë për atë nëse do të dërgojnë aeroplanë luftarakë në Ukrainë.

Nëse do të vinte deri te dërgimi i aeroplanëve luftarakë në Ukrainë, Stoltenberg është shprehur i bindur se “NATO-ja nuk do të bëhej pjesë e këtij konflikti”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco