Lajmi i fundit

E rëndë në Korçë, motori i babait zë poshtë djalin 2 vjeç

‘Sulmet e Nord Stream’/ Franca: Akuzat e Rusisë për përfshirjen e Britanisë, të pabaza…

‘Sulmet e Nord Stream’/ Franca: Akuzat e Rusisë për përfshirjen e Britanisë, të pabaza…

13:21, 30/10/2022
A+ Aa A-

Të pabaza i ka quajtur Franca akuzat e Rusisë se Britania ishte e përfshirë në sulmet në gazsjellësin Nord Stream dhe sulmin me dron në  Krime.

Ministria e Jashtme franceze tha se akuzat janë pjesë e strategjisë së Moskës “për të hequr vëmendjen nga përgjegjësia e saj e vetme për luftën kundër Ukrainës.

Rusia ka fajësuar Marinën Mbretërore të Britanisë për shpërthimet që ndodhën në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 në fund të shtatorit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, personeli i Marinës Mbretërore Britanike hodhi në erë tubacionet e gazit natyror në Detin Baltik.

“Sipas informacioneve të disponueshme, oficerët e një njësie të Marinës Britanike morën pjesë në planifikimin, përgatitjen dhe zbatimin e një sulmi terrorist në Detin Baltik më 26 shtator të këtij viti, duke hedhur në erë tubacionet Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2.”, thuhet në njoftimin përkatës.

Britania i mohoi akuzat ruse, duke i quajtur ato “të rreme në një shkallë epike”.

“Për të shkëputur vëmendjen nga pushtimi i paligjshëm i Ukrainës, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë po përdor lajme të rreme në një shkallë epike”, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco