Tërmeti i fuqishëm godet Australinë, shkakton panik në Melburn

Tërmeti i fuqishëm godet Australinë, shkakton panik në Melburn

13:00, 22/09/2021
A+ Aa A-

Një tërmet me magnidutë 6.0 ka goditur bregdetin jugor të Australisë rreth orës 9:15 të mëngjesit me orën lokale të mërkurën (22 shtator).

 Sipas autoriteteve lokale, ky tërmet ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme siç shihet dhe nga videot që qarkullojnë në internet.

Goditja ka përfshirë dhe Melburnin qytetin e dytë më të madh të vendit.

  Gjithashtu nuk raportohet për viktima.

Ndërsa shkalla e dëmeve nga tërmeti mbetet ende e paqartë, thuhet se ishte ndër më të mëdhatë që ka goditur Australinë në dekada.

‘E gjithë ndërtesa po dridhej. Unë kurrë nuk kam përjetuar një gjë të tillë më parë. Ishte e frikshme’ është shprehur Zume Phim, 33 vjeç, pronar i një lokali në zonën ku ndodhi tërmeti.

 Tërmeti më i  madh i  regjistruar ndonjëherë në vend ishte në 1988-një me magnitudë 6.6, në një zonë kryesisht të papopulluar, megjithatë shkaktoi dëme në një linjë të madhe gazi.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco