Fauci: Fëmijët duhet të mbajnë maska deri kur të vaksionohen

Fauci: Fëmijët duhet të mbajnë maska deri kur të vaksionohen

09:08, 01/04/2021
A+ Aa A-

Dr. Anthony Fauci ka deklaruar se prindërit e vaksinuar ende duhet të bëjnë kujdes me lejimin e fëmijëve të pavaksinuar në lejimin e tyre të shoqërohen me të tjerët.

Duke folur për CBS, Faucet ha se “edhe fëmijët mund të përfundojnë të infektuar”, neës ata luajnë me fëmijët të tjerë pavarësisht që prindërit e tyre janë të vaksinuar, transmeton portal arbresh.info

Ai shtoi se “kur fëmijët janë në një komunitet, ata duhet të mbajnë maska, sidomos kur janë duke bashkëvepruar me grupe nga shumë familje”.

Dr. Fauci shtoi se pret që fëmijët në shkollën fillore të vaksiohen në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa për gjimazistët shpreson që të fillojnë vaksinimin këtë vjeshtë.

Ai theksoi se rëndësia e vaksinave është e nevojshme për t’u kthyer në normalitet.

“Tani kemi tre deri në 3.5 milionë vaksina çdo ditë. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, kjo do të dërgojë në një nivel shumë më të ulët të infeksioneve”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco