Pse nuk mendojnë deputetët socialistë?

Pse nuk mendojnë deputetët socialistë?

11:19, 21/07/2023
A+ Aa A-

Nga Akil Pano/

Vive la république! Me 69 vota pro, 3 abstenim dhe 23 vota kundër sot në 21 Korrik 2023 në orën 4 të mëngjesit, Kuvendi i Shqipërisë votoi pro Legalizimit të Kanabisit.

Dëshiroj që kjo datë të mbetet gjatë në kujtesën tonë kolektive si guri në peshoren morale kombëtare, ku historia do të vendosë të gjykojë veprat tona të drejta dhe të padrejta.

Që një vendim, veprim apo ligj të jetë i drejtë apo i padrejtë, përpara se të marri jetë a formë, duhet të vendoset mbi peshoren morale të ndërgjegjes individuale të çdo personi!

Përpara një rasti si ky, filozofi Gjerman Emanuel Kant, do të shprehej:

“Ne duhet të veprojmë në mënyrë të tillë që parimi sipas të cilit veprojmë të bëhet ligj universal.”

Aplikimi I Ligjit Moral tregon se GËNJESHTRA nuk mund të bëhet kurrë ligj universal. Dhe çka është më e rëndësishmja është pikërisht kjo:

“Një veprim është Moral vetëm nëse ai është në thelb i mirë.”

Dhe elementi tjetër moral po aq i rëndësishëm, është:

“Veprimet morale s’mund te nisen nga baza interesash…”

Por pyetjet më të thjeshtëzuara që deputetët socialistë mund t’i kishin menduar përpara miratimit të ligjit për legalizimin e kanabisit, ishin:

- Nëse miratojmë ligjin mbi legalizimin e kanabisit, kush fiton? A fitojnë fëmijët tanë? Po të rinjtë e vendit tim? Po familjet, a fitojnë nënat dhe baballarët Shqiptarë? Sa të pranueshme dhe të aksesueshme do ta bëjë drogën në shkolla, dyqane etj, për fëmijët dhe të rinjtë miratimi i këtij ligji?

Si do të ndikojë ky ligj në ekonominë familjarë, orientimin e tregut bujqësor, trafiqet dhe veprat kriminale? Kush fiton në fund të fundit dhe kush humbet?

Përgjigja është vetën një!

- Jo! Me përjashtim të 4-5 duarve që do të sigurojnë fitime financiare, të gjithë humbasim. Fëmijët, të rinjtë, familja, e ardhmja, Shqipëria humbet.

Të dashur deputetë socialistë! Sapo keni shpallur ligjërisht Shqipërinë si Republikën e Kanabisit. Sapo keni vulosur me një njollë të zezë të ardhmen e bijve dhe bijave të këtij vendi.

Kisha shpresë tek ju, por me sa duket paskisha qenë i gabuar. As edhe njëri prej jush nuk votoi kundër, të gjithë pro. Kolektivizmi juaj ende ruhet i freskët në kujtesën e një shumice ndër ne! Ah sikur të kishit, menduar, vepruar e votuar ndryshe! Por jo! Ju s’mundeni, pasi çelësin e mendimit, arsyes, veprimit e keni dorëzuar tek udhëheqësit tuaj.

Sikur kjo të përkthehej në ligje të mira!? Fuqia e bashkimit tuaj do të merrte jo vetëm bekimin e njerëzve, por bekimin e Zotit.

Por tani! Jo vetëm keni përballë baballarët dhe nënat që duan të mbrojnë nga droga fëmijët e tyre, por keni shkëputur këmbët e karriges ku jeni ulur. Keni hequr gurët e mëdhenj mbi të cilët qëndron ngritur shtëpia juaj.

Sa shumë dëshiroja, shpresoja që ju të kishit ngritur lart flamurin e së mirës. Por nuk e bëtë! S’mundët ta bënit! Nuk është natyrë, gjendje, e s’kishte si të ishte objekt i vendimmarrjes tuaj. E mira! Ah!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco