Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Problemet e trafikut dhe aksidenteve në Tiranë!

Problemet e trafikut dhe aksidenteve në Tiranë!

20:11, 09/05/2022 Nga Julian Hoxhaj
A+ Aa A-

Aksidenti i djeshëm, në Rrugën e Kavajës, ishte tërësisht gabim i drejtuesit të mjetit dhe për këtë biem dakord! 

Mirëpo, pa u marrë fare me ngjarjen në fjalë, duhen thënë disa të vërteta të tjera! A është faji i Policisë Rrugore? Po, mund të ketë faj sa të duash. Por përsëri dhe këtu nuk duhet abuzuar! 

Tani, problemi në thelb! Pa marrë rolin e një Eksperti Rrugor, si drejtues mjeti që përdor çdo ditë rrugët e Tiranës (dhe të Shqipërisë), e them me bindje të plotë (dhe e mbrojë përballë çdo eksperti rrugor), që faji kryesor për aksidentet lidhet me problemin që kanë rrugët! 

Në Tiranë, mund të piketojë disa akse problematike, të cila kanë mangësi të theksuara në sinjalistikë, në orientim urban, në infrastrukturë etj. 

Ka disa semafor, që kryqëzojnë këmbësorët me automjetet në të njëjtën kohë, pa përparësi dhe duke shtuar në nivele të larta rriskun për aksidente rrugore. Disa të tillë (semaforë) janë vetëm në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë! Janë semafor kamikazë, që: 1, vënë në rrezik jetën e këmbësorëve, dhe 2, shkaktojnë trafik.

Të tillë ka kudo në rrugët e Tiranës. 

Ka disa kryqëzime apo rrethrrotullime pa semafor, që gjithashtu kryqëzojnë automjetet me këmbësorët, duke krijuar rrezik për të shtuar për aksidente dhe po ashtu trafik në kryeqytet. 

Ka disa akse në Tiranë, të cilët janë keqkonceptuar nga bashkia, duke i ngushtuar, ndryshuar senset, duke hequr korsitë e urbanëve dhe duke shtuar korsitë e biçikletave. Këto akse, për shkak të fluksit të automjeteve dhe kryqëzimit me këmbësorët, biçikletat apo dhe mjetet e transportit urban, janë rrezik i shtuar për aksidente dhe po ashtu për trafik në rrugët e kryeqytetit. 

Tjetër problem është infrastruktura. Shihni vetëm aksin nga rreth-rrotullimi i “Pazarit të Ri” deri te kryqëzimi i Brrylit, pra rruga “Hoxha Tasim”.

Ky aks u rikonstruktua (riveshje me asfalt) dy ose tre muaj më parë. Ky aks ka dy problematika të mëdha: 1, korsia e shtuar e biçikletave që ka ngushtuar rrugën për automjetet, dhe 2, pustetat e shumta në gjithë gjatësinë e aksit, të cilat kanë disnivel nga sipërfaqja e asfaltit deri në 10 centimetra. Konsum xhenerik dhe burim aksidentesh është gjithë ky amortizim i rrugës, askush nuk flet, askush nuk mban përgjegjësi për këto.

Image

Disa rreth-rrotullime në Tiranë kanë nevojë urgjente për mbikalime këmbësorësh,

1: për të shmangur trafikum, 2: për të shmangur aksidentet. E keni parasysh trafikun që shkaktohet nga “Ufo” deri te “Taiëan”. E dini pse ndodh?! Sepse aty ka një gërshetim të frikshëm këmbësorësh dhe automjetesh për shkak të mënyrës se si hapen e mbyllen semaforët. Aty duhet patjetër mbikalim këmbësorësh, ose nënkalim!

Një tjetër situatë e ngjashme është ajo e rreth-rrotullimit të “Zogut të Zi”. Një kënbësor kalon nga njëri krah i rrugës në tjetrin, dhe bëhet trafik kilometrik për shkak të përparësisë. Aty duhet mbikalim, për të shmangur aksidentet (pasi është rreth-rrotullim) me potencial të lartë aksidentesh, por dhe për të shmangur kaosin e trafikut që shkaktohet nga gërshetimi i këmbësorëve me automjetet. 

Ka të tillë të ngjashëm plotë nëpër Tiranë, dhe që duhet të merren masa urgjente. Unë besoj, se me një plan konkret, të hartuar nga ekspert dhe me një investim të zgjuar, disa nga akset problematike mund të rregullohen dhe kthehen në normalitet në kohë rekord. Kjo do të shmang dhe ulë ndjeshëm rrezikun e aksidenteve, e padyshim, do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve, duke sjellë për pasojë më pak ndotje për qytetin dhe kosto për ekonomike për drejtuesit e mjeteve.

P.s. Kjo eshte nje foto satelitore, e bere tani nga "Google Maps", dhe qe tregon disa nga nyjet, qe une kam konstatuar si problematike ne Tirane! Keto jane rruge dhe akse qe duhet te studiohen dhe ndryshohen, per te shmangur ate qe kam thene me siper! Ky shkrim nuk eshte nje konstatim eksperti, por nje konstatim i bere si drejtues automjeti!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco