Vonesat për pagat e punonjësve/ PD i përgjigjet kryebashkiakut të emëruar të Tropojës

Vonesat për pagat e punonjësve/ PD i përgjigjet kryebashkiakut të emëruar të Tropojës

19:42, 20/12/2019
A+ Aa A-

Dega e PD në Tropojë i përgjigjet prononcimit në media të atij që ajo e quan "kryetari i emëruar i bashkisë".

Sipas PD-së, argumentet e kryebashkiakut Rexhë Biberaj për pagat e punonjësve nuk qëndrojnë pasi ky numër punonjësish ka qënë dhe viteve të tjera dhe të ardhurat kanë qënë po të njëjtat dhe asnjëherë administrata nuk ka ngelë pa paga.

Reagimi i plotë:

Përgenjështrim ndaj 'prononcimit në media' të kryetarit të emëruar të Bashkisë Tropojë

Dega e Partisë Demokratike Tropojë denoncon mashtrimin e radhës nga kryetari i emruar Bashkisë Tropojë ku sipas tij në muaj Qershor ish kryetari i bashkisë ka emruar 60 punonjës mbi organikën e Bashkisë dhe kjo ka ndikuar në vonesat në paga në muajt e fundit. 

Sqarojmë se me Vendimin nr.187 datë 19.12.2018 Bashkia Tropojë ka miratuar buxhetin e bashkisë dhe numrin e përgjithshëm të punonjësve për vitin 2019 së bashku me efektet e pagave të këtyre punonjësve për gjithë vitin 2019, ky numër punonjësish ka qënë dhe viteve të tjera dhe të ardhurat kanë qënë po të njëjtat dhe asnjëherë administrata nuk ka ngelë pa paga, ky informacion është lehtësisht i akeseueshëm në web faqen e Bashkisë Tropojë http://www.tropoje.gov.al  apo http://www.vendime.al

Referuar  dokumentave bordotë e punonjësve muaj Qershor, Korrik,Gusht,Shtatorë nxjerrë nga sistemi tatimor, faktohet numri i punonjësve 346 plus 6 punonjës me kontratë të përkohshme ,nuk ka patur asnjë rekrutim punonjësish mbi këtë numër as në muajin Qeshor dhe as në korrik apo gusht,përkundrazi me emrimin tuaj në bashkinë tropojë u larguan 58 punonjës pa asnjë argument ligjor por me argumentin  e nenit agjitacion e propagandë siç është rasti flagrant i drejtorit shërbimeve.

Argumentet e tua se nuk ka fonde për arësyet e përmendura më sipër janë të pa bazuara, vonesat në kalimin e pagave vinë nga paaftësia për të kuptuar menaxhimin e fondeve, gjeni kohë për propagandën, por për menaxhimin e fondeve jo,duke penguar kalimin e tyre mbi dy javë nga data që të janë sjellë për nënshkrimin e tyre ,vetëm për të ushtruar presion mbi punonjësit dhe për të krijuar amulli në institucion.

Dega e Partisë Demokratike Tropojë ju bën thirrje mediave të shkruara dhe vizive që të kërkojnë pranë bashkisë tropojë verifikimin e numrit punonjësve nëpërmjet dokumenteve që disponohen edhe nga ana jonë këtë mashtrim të radhës të kryetarit të emruar, gjithashtu i bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese që të hetojnë mbi punonjësit e emruar nga ana e kryetarit të emruar nëse ka në bashkinë tropojë punonjës të dy apo tre punësuar njëkohësisht, A ka në bashkinë Tropojë punonjës të punësuar në kundërshtim me ligjin për nëpunësin civil.

A ka në bashkinë tropojë punonjës të punësuar nga kryetari i emruar që nuk kanë sjellë dëshminë e penaliteti për arsye që i pengon ligji dekriminalizimit.

Shoku kryetar  për abuzimet që po kryen në bashkinë Tropojë shumë shpejt do të përballesh me ligjin.Shikojeni vetë se si merren vendimet e largimit  që tregon nivelin tuaj, mënyrën me të cilën po veproni ne bashkine Tropojë, të cilën po e trajtoni sikur e keni trajtuar dikurë komunën Margegaj, pra si çifligun tuaj. Në ditët në vazhdim do të publikojme shumë matriale të cilat konfirmojnë saktësisht atë qe je dhe përfaqeson në Tropoje e cila të refuzoj në masën 90%.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco