Denoncimi i Spahisë: Ja si qeveria po vjedh pronat e shqiptarëve dhe po ua jep njerëzve pranë Ramës

Denoncimi i Spahisë: Ja si qeveria po vjedh pronat e shqiptarëve dhe po ua jep njerëzve pranë Ramës

19:34, 30/10/2019
A+ Aa A-

Qeveria po vjedh pronat e shqiptarëve në bregdet.

Ky është denoncimi që bën ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia.

Përmes një postimi në Facebook, Spahia shkruan se, “më datë 23 tetor 2019, Qeveria Shqiptare miratoi në Këshillin Kombëtar të Territorit Dokumentet e Nismave për Planet e Detajuara në Zona të Rëndësisë Kombëtare në zonat bregdetare të Adriatikut, përkatësisht 5 të tilla: në Baks-Rrjoll Bashkia Shkodër; në Ranën e Hedhun, Bashkia Lezhë; Në Shëngjin, Bashkia Lezhë në zonën e Tales Bashkia Lezhë dhe në zonën e Ishmit Bashkia Kurbin”.

Sipas tij, në këtë mënyrë qeveria u jep pronat dhe pasuritë e qytetarëve njerëzve të afërt të kryeministrit Rama.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

Më datë 23 tetor 2019, Qeveria Shqiptare miratoi në Këshillin Kombëtar të Territorit Dokumentet e Nismave për Planet e Detajuara në Zona të Rëndësisë Kombëtare në zonat bregdetare të Adriatikut, përkatësisht 5 të tilla: në Baks-Rrjoll Bashkia Shkodër; në Ranën e Hedhun, Bashkia Lezhë; Në Shëngjin, Bashkia Lezhë në zonën e Tales Bashkia Lezhë dhe në zonën e Ishmit Bashkia Kurbin.

Ky është një akt i pastër vjedhjeje dhe uzurpimi i pronave të banorëve të zonës nga një qeveri e inkriminuar që kërkon të zhvillojë pa kriter zona me interes zhvillimi siç janë zonat bregdetare.

Instrumenti i Planeve të Detajuara në Zonë të Rëndësisë Kombëtare është një instrument tashmë i ligjëruar në Ligjin 107/2014 Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit por është një instrument i cili është në kundërshtim të parimeve bazë të këtij ligji siç është parimi i transparencës dhe parimi i decentralizimit dhe subsidiaritetit.

Ky instrument është i projektuar në mënyrë të atillë për të ligjëruar abuzimet e kësaj qeverie që kanë të bëjnë me zhvillimet e territorit sepse ndërhyjnë në mënyrë direkte në çështje të pushtetit vendor dhe janë procese hermetike në të cilat banorët e zonës apo aktorët e interesuar direkt, nuk kanë asnjë dijeni për zhvillimin e tyre. Në këtë mënyrë qeveria u jep pronat dhe pasurite e qytetareve njerezve te afert te kryeministrit Rama.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco