FOTO/ Shqipëria po falimenton bujqësinë e saj

FOTO/ Shqipëria po falimenton bujqësinë e saj

13:07, 25/10/2019
A+ Aa A-

Nga Edmond Panariti

Me nenshkrim të marreveshjeve pa kushte, Shqipëria po e ‘kapitullon’ pa kushte bujqesine dhe veten e saj.

Jo vetëm, qumeshti i Evropës, por edhe qumeshti i Maqedonisë se Veriut dhe ai i Bosnjës po dyndet dhe zoteron tregun tonë.

Qumeshti i tyre dominon dhe shitet sot, ne markete 20% me lire se qumeshti ynë ,duke i nxjerrë ‘nockout’ fabrikat tona me vlera investimi prej miliona euro.

Por tani që nenshkruam edhe Schengenin ballkanik, jemi plotesisht me ‘koke ne torbe’ sepse qumeshti dhe blegtoria do të zhduken me shpejtësi! Kjo sepse Maqedonia e Veriut, i jep 15 here me shumë subvencione fermerit se sa ne.

Nderkaq me dhjetëra ton domate hidhen buze kanaleve, per mungese tregu, por megjithatë nuk gjen gjurmë të salces se domateve shqiptare, në treg, por vetem salce te huaj...

Edhe kur me mundim e gjeta një kavanoz salce domatesh shqiptare, ai kushtonte 20%me shumë se ai italian i ndodhur perbri..

Pra faliment me ‘bekim’ shteteror... Qeveria po e kthen tregun tonë ne nje kosh importesh të huaja bujqësore , sepse nuk lexon dhe zbaton marreveshjen e tregetise se lire qe i mundeson asaj të ndalojë importet që konkurojnë pandershëm, prodhimet tona. Prandaj fshati zbrazet dhe varferohet.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco