Më 9 prill 1961 vdiq në Paris, mbreti Zog

Më 9 prill 1961 vdiq në Paris, mbreti Zog

07:43, 09/04/2024
A+ Aa A-

Në historinë e vendit, data 9 prill 1961 lidhet me vdekjen e mbretit Zog.

Ahmet Zogu lindi më 8 tetor në fshatin Burgajet të Matit. Në vitet 1903-1912 mësoi në një shkollë ushtarake në Stamboll e pastaj në Austri.

Pas Shpalljes së Pavarësisë u angazhua në Lëvizjen Kombëtare e politike të vendit. Ishte ndër nismëtarët e thirrjes së Kongresit të Lushnjës, ku mori pjesë aktive dhe u zgjodh ministër i brendshëm e më pas kryeministër (02.12.1922-25.02.1924). Në vitet 1925-1928, me shpalljen e Shqipërisë Republikë, Ahmet Zogu u zgjodh president i saj. Në vitin 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli Mbret të Shqiptarëve dhe sanksionoi formën monarkike të shtetit.

Në qeverisjen e vendit, Ahmet Zogu zbatoi një varg reformash në fushën sociale, kulturore e arsimore, nga të cilat më të rëndësishmet ishin ato në fushën e legjislacionit, si Kodi Penal (1927), Kodi Civil (1929) dhe Kodi Tregtar, i hartuar sipas modeleve të vendeve perëndimore. Pas sulmit të Italisë Fashiste kundër Shqipërisë, Ahmet Zogu bashkë me familjen e tij u largua nga Shqipëria. Ai jetoi si emigrant në disa vende, si Turqi, Angli, Egjipt dhe përfundimisht në Francë.  Zogu vdiq në Paris më 9 prill 1961.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco