Strati në 'Odeon": Humba 7.5 të shikimit, në Shqipëri s'kanë interes për veprat e mia

22:42, 06/04/2024
A+ Aa A-

Të punuarit me mozaik është sa sfiduese, po aq edhe e mrekullueshme për Saimir Stratin. Rekordmeni u shpreh në "Odeon" se me gjithë përpjekjen e tij për të lartësuar emrin e Shqipërisë nëpër botë, me fitoret e veprat e shumta, shteti shqiptar nuk e ka vlerësuar krijimtarinë e tij.

"Kur kam bërë rekordin me kunja dhëmbësh kam humbur 7.5 të shikimit, që nuk është pak për një artist të artit pamor, figurativ.

Sot njihem si ai artisti që u bënë magji materieve. Shqipëria është akoma në fazën e një sistemi hibrid. Nuk i jepet rëndësi kulturës dhe artit. Nuk ka asnjë lloj interesi në Shqipëri për veprat e mia. Kjo ndoshta sepse nuk i jam atashuar asnjë force politike, jam vetëm shqiptar", u shpreh Saimir Strati.

Rekordmeni i mozaikëve ka gjurmë në historinë e artit pamor, ngase veprat e tij kanë çelur një kapitull të veçantë për Shqipërinë, për mënyrën se si janë krijuar, pasi artisti eksperimenton me materialet e teknikat që radhiten nga më interesantet të ekzekutuara deri më tani në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco