Saimir Strati: Të ruajmë traditën, inteligjenca artificiale do shuhet

22:37, 06/04/2024
A+ Aa A-

I njohur si artisti që i ka dedikuar një hapësirë të veçantë traditës, në këto kohë kur përpjekjet më të mëdha janë për të përqafuar artin bashkëkohor, Saimir Strati që la lartësuar emrin e Shqipërisë në botën mbarë thotë me krenari në "Odeon" se është e rëndësishme që tradita të ruhet, ajo tregon të shkuarën tonë, prej nga kemi rrënjët.

"Me shumë rëndësi është të ruhet ajo pjesë e traditës. Kjo do të thotë se pjesa e shashkave që hidhen, pjesa e shpëlarjes së trurit përmes inteligjencës artificiale do kaloj shumë shpejtë, prandaj mbijetojnë njerëzit e mençur. Ata do të lënë shenjat. Asnjëherë nuk do të jetë, sa like bëjnë budallenjtë apo u përsos X. Çfarë ka shkruar një i mençur do të mbetet. Këto janë ato lodrat që ne përdorim me buzëqeshje ose edhe pa buzëqeshje.

Ndonjëherë na dhemb se shohim që kjo është luftë. Lufta ka dëshmorë dhe kur bien dëshmorët e saj sidomos kur i ke miq, është mbase ajo që të dhemb më tepër. Pjesa tjetër mbetet e lirë, ngase secili duhet të ketë trungun e vet, për të përsosur veten dhe atë që di të bëj më mirë. Mos ta harruar që duart janë bërë për të prekur materie dhe për ta kthyer në vepra arti e në gjëra të mira", u shpreh artisti.

Prej vitesh artisti punon edhe me grupe fëmijësh e studentësh që ëndërrojnë të ndjekin udhën e tij.

Në "Odeon" Strati u shpreh se një nga këshillat më të herëpashershme që iu ka jep atyre, është të dashurit e vendit, të punuarit fortë dhe shpalosurit e vlerave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco