Skeptikët për rekordin e Saimir Stratit, artisti: Theva mentalitetin vetë-diskriminues

22:30, 06/04/2024
A+ Aa A-

Jeta e Saimir Strati i është dedikuar tërësisht punimeve me mozaik.

Një udhë artistike e mbushur me plotë suksese, ngase veprat e Saimir Stratit kanë folur në shumë gjuhë të botës.

I ftuar në emisionin "Odeon" në Syri Tv, artisti foli gjatë rreth krijimtarisë që është përzgjedhur nga anekënd botës si më e veçanta, e për të cilën është shpërblyer për origjinalitetin, duke u radhitur 11 herë si fitues i "Guinness".

Egla Xhemalaj: Është bukur që të flitet për Shqipërinë. Është bukur që vendi jonë i vogël të përfaqësohet denjësisht në botë, e të lakohet si një nga vendet specifik ku punohet mozaiku mrekullisht bukur. Ju keni bërë që Shqipërinë të njihet ndërkombëtarisht anekënd botës, me punimet tuaja e në veçanti me ato për të cilat flitet shumë, ngase janë pjesë e një libri të rekordeve "Guinness".

Ka qenë në vitin 2006 apo jo, portreti i Leonardo da Vincit, i cili ju bëri pjesë të një udhe të gjatë, patjetër një udhe e vështirë, por megjithatë një udhë shumë fitimprurëse për ju si artist ngase vjen një kohë që artisti kapërcen nga një stad në një stad e kështu përfaqëson vendin në kompeticione të huaja.

Si ka qenë ajo kohë Zoti Strati? Sa e rëndësishme është që artisti të krijojë një lloj trampoline, për t'u bërë pastaj e për t'ju përqasur atij aspekti që nga njëra anë e identifikon si artist nga ana tjetër duket si një qenie mbinatyrore, kështu do ta quaja.

Saimir Strati: Tani që janë realizuar 11 rekorde, tani që është folur në të gjitha gjuhët e botës, sepse është ajo veçanti që unë çdo materie e kthej në art dhe kam realizuar mozaikë në dimensione gjigante gjë që s'është parë as dëgjuar ndonjëherë, sepse 9 prej rekordeve janë kategori të reja. Kjo më bënë shumë herë më të veçantë edhe për teknikën e mozaikut edhe pse këto vepra janë rekorde botërore Guinness. Ajo që unë e ndjej, që nuk ndodh ta ndjej dikush që është përtej Shqipërisë është të qenurit shqiptar dhe dashuria e madhe për vendin dhe dëshira e jashtëzakonshme për të plotësuar një pjesë të një pazëlli, se ne kemi kulturë më shumë se 3000-4000 vjet.

Nëse do filloj të shkruhet dhe të thuhet do na duhet shumë vite, po unë jam i lumtur dhe krenarë që jam pjesë e atyre artistëve që kanë lënë një shenjë për ta identifikuar Shqipërinë për mirë. Momenti i parë ka qenë një rekord i realizuar me gozhdë, ka qenë portreti i Leonardo da Vincit, në vitin 2006. Në atë kohë nuk kishin certifikatë në Shqipëri të rekordeve "Guinness". Askush brenda territorit të Shqipërisë nuk kishte realizuar një vepër të denjë për të qenë pjesë e librit të rekordeve, që në fakt është Enciklopedia më e famshme në botë, e shkruar dhe e thënë. Ishte dhe një detyrim i madh që përveç veprës që do të realizoja me gozhdë, të vendosja dhe Shqipërinë në listën e vendeve që realizojnë me mozaik brenda vendit të tyre. Ideja për të bërë Leonardo da Vincin me gozhdë ka qenë shumë e thjeshtë.

Në televizor dëgjoj një lajm që thotë, është shpikur një printer që e bënë Monalizën e Da Vincit në masë 92% së bashku me ato frakturat, e plasaritjet.

Ndërkohë, e përjetova atë lajmin sikur Da Vincin e kishin gozhduar. Kisha vite që e studioja, vazhdoj ta studioj edhe sot. Ai është një gjeni, nuk mbaron kurrë. Thashë do bëj diçka që të mos ketë printer e robotikë. Kur e mendova gjigande Thashë ta provoj të jetë edhe rekord. Kapriçoja nuk ka qenë vetëm për t'u bërë rekord, ka qenë që ne të mos industrializohemi. Është një sëmundje që po vazhdon shumë keq dhe tani. Në krijimtarinë time, unë marrë materialet industriale dhe e kthej në art.

Në 2006 miqtë e mi ishin skeptikë se thonin nuk ka mundësi të realizohet një vepër në Shqipëri, e këtyre përmasave.

Askush nga e gjithë bota nuk kishte realizuar një vepër të tillë me gozhdë, kështu që do të isha i pari. Skepticizmi i njerëzve më dukej i pakuptimtë. Të gjithë thonin është e parealizueshme. Në barrën e kësaj përgjegjësie e nisa, e realizova kështu që nuk është se vendosa një kategori të re në librin e rekordeve "Guinness".

Nuk ishte kjo ajo që më kënaqi më shumë, por thyerja e atij mentalitetit vetëdiskriminues, që ne nuk bëjmë e ne nuk jemi. Ne bëjmë, ne jemi dhe duhet të jemi sepse të parët tanë janë ata që e kanë lënë këtë si dëshmi.

Në "Odeon", mjeshtëri i mozaikut foli për proceset e krijimit, ndërsa u ndal edhe për receptimin e veprës në dy kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco