SYRI TV/ Lamtumirë piktorit të qiejve Ali Oseku, e bija: Thoshte se regjimi e dënoi pa arsye

SYRI TV/ Lamtumirë piktorit të qiejve Ali Oseku, e bija: Thoshte se regjimi e dënoi pa arsye

21:58, 03/04/2024
A+ Aa A-

Piktori i hapësirës, i qiejve dhe i ngjyrave që u dënua nga regjimi famëkeq se solli frymën moderniste në tablo, Ali Oseku është përcjell nga familjarë, miq, kolegë e bashkëpuntorë të një jete në përtejbotë.

Në ceremoninë e homazheve mbajtur në Univeritetin e Arteve, e bija Aisel tregoi se piktori përsëriste se regjimi e dënoi pa arsye, ndërsa miqtë e shtrenjtë Najada Hamza, Artan Peqini, Petraq Papa thanë se ai do të mbetet i përjetshëm për të njerëzishmen dhe kontributin e vyer në artin pamor.

Të pranishëm në homazhe ishin edhe figura të politikës.

SYRI TV

I ëndërronte qiejt, lirinë e pakufijshme e tashmë është nisur në udhën e pakthimtë. Piktori gjenialë Ali Oseku është përcjell në përtejbotë nga miqtë, familjarët, kolegët e bashkkëpuntorët e një jete mes lotësh e një dhimbje të thellë.

Njeriut që regjimi tentoi t’i ndërprite pikturimin, duke e dënuar në kampin e Spaçit ngase solli një frymë të re në artin pamor, nuk ia këputën dot flatrat e lirisë. Mes kujtimesh e bija Aisel tregon se artisti përsëriste se ishte dënuar pa arsye.

Me gazin në fytyrë e ndër sy, Ali Oseku diti të dhuronte dashuri të pakushtëzuar për miqtë. Mit i artit pamor dhe i humanitetit, piktori edhe në gramat e fundit të jetës s’hoqi dorë nga substancialja, nga e qenësishmja e tij, piktura.

 

Në nder të figurës së ndritur të piktorit zhvilluan homazhe edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti.

Ekspozitën e fundit e titulloi “E gjithë drita që mund të shohim” , ndaj me gjasë në qiej Ali Pseku do të gjejë dritën e plotë, atë që ia mohuan në tokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco