U nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, mbahen homazhe në nder të piktorit Ali Oseku

U nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, mbahen homazhe në nder të piktorit Ali Oseku

11:58, 03/04/2024
A+ Aa A-

Mbahen sot homazhe në Akademinë e Arteve në nder të piktorit të njohur Ali Oseku, i cili u nda dje nga jeta në moshën 80-vjeçare. Familjarë, miq dhe dashamirës të artit, nderuan sot figurën e piktorit, ndërsa homazhet do të mbahen deri në orën 14:00.

Oseku njihet si një prej artistëve më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit. Fatkeqësisht ai nuk arriti të fitonte dot betejën me sëmundjen e rëndë.

Kush ishte Ali Oseku
Ali Oseku (1944) Lindi në Tiranë, në një familje me origjinë nga Gjakova. Liceun artistik e mbaron në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Pas studimeve, artisti fillon punë si skenograf në TOB.

Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979. Pas kësaj periudhe, artisti punon si punëtor i thjeshtë, deri në rënien e sistemit. Pas viteve ’90, do ishte një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco