SYRI TV/ Kujtesë për kontributin e Beethoven, Abigela Voshtina: Muzika, pjesa më e pastër e shpirtit human

17:42, 01/04/2024
A+ Aa A-

 

Opera i dedikon një mbrëmje me tinguj e kryevepra muzikore të kompozitorit Beethoven gjithë dashamirësve të muzikës. Publiku do të rroki triplin e famshëm të tij, por nuk do të mungojë dhe simfonia e 7, nga më të mirënjohurat e Beethoven – it. 

SYRI TV

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit i dedikon një natë të veçantë kompozitorit të shumëdashur në mbarë botën, Ludvig van Beethoven. Përmes një koncerti simfonik, shijuesit e muzikës do të kenë mundësinë të mundësi të dëgjojnë triplin e tij të famshëm me piano, violinë e violinçel, ndërsa pjesa e dytë do të rroki publikun me simfoninë e 7 më të mirënjohurën e Beethovenit. 

Trupës së instrumentistëve do t’i bashkohet edhe Drejtoresha e Operas, e cila vesh mantelin e violinistes në skenën e Operas, duke iu dedikuar tërësisht instrumentit. 

Përzgjedhja e veprave ka qenë e vështirë për organizatorët, ngase Beethoven ka një repertor të pasur.

Koncerti që do të vijë për publikun më datë 2 prill vjen si një kujtesë me tinguj, për figurën e ndritur, që ka lënë një shije të papërshkrueshme estetike në botën mbarë. 

    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco