VIDEO/ Endri Çela në ‘Odeon’: Shqiptarët vuajtën në mënyrë çnjerëzore, rrëfimet kanë nevojë për veshë

21:22, 30/03/2024
A+ Aa A-

Shfaqja ‘Lule Sajza’ e konceptuar deri në detajet më të vogla, si një copëz e qenësishme e Kampit të Tepelenës, me telat e ndalimit, me shkurret therrëse që pengojnë rrugën drejtë lirisë, nga ana tjetër syrgjynosja e njerëzve të rreckosur, që numëronin piklat e ujit për të shuar etjen, nga një ditë e ashpër torure. Mbi këtë skenografi ndërtoi regjisori i talentuar Endri Çela rrëfimet ulëritëse të të mbijetuarve të Kampit të Tepelenës.

Në emisionin ‘Odeon’ në Syri Tv, regjisori tregoi për procesin e gjatë të punës, hulumtimet për të përzgjedhur nga historitë e trishta, ato më drithërueset, e gjithashtu sprovën e parë me teatrin dokumentar, i njëkohshëm me zërat e tri aktoreve.   

Endri, një copëz e kampit të Tepelenës, dheu, sende, ujë, materiale jetësore nga ana tjetër gjembat, rrethimi e po ashtu edhe ulëset e publikut. Një skenë e konceptuar mrekullisht. Nga ana tjetër edhe një videoprojektor, që na tregon shumë shpesh atë piskamën e atij tmerri, atij terri të asaj periudhe shumë të vështirë për shqiptarët e sidomos asaj që është kaluar në Kampin e Tepelenës nga shumë shqiptarë, që kanë vuajtur, që janë tronditur e që nuk i kanë jetuar e mbijetuar asaj sfide të fortë të realitetit, po edhe të shqiptarit ndaj shqiptarit, ngase kjo ishte e gjitha një sulm nga tjetri, nga ai i joni. Si ika ardhur kjo shfaqje që në Teatrin Kombëtar Ekperimental ka sjellë shumë lotë, shumë gëzim për këtë kujtesë që ti i sjell historisë dhe për këtë unë të falënderoj.

Endri Çela: Shumë faleminderit. Gjithmonë kam dashur të sjell vërtetësi në skenë, dhe ky ishte në projekt që më solli mua vërtetësinë në nivelet më të larta. Një teatër, në formën e një teatri dokumentar të ndihmon jashtëzakonisht shumë për të sjell vërtetësi në skenë. Për një proces pune, prej dy muajsh kam arritur të përzgjedh ato pjesë, siç e thatë ju mes dhjetëra pjesëve, mes dhjetëra rrëfimeve të të mbijetuarve dikush më shumë interesantë se tjetra.

Dhjetëra pjesëve, mes dhjetëra rrëfimeve të të mbijetuarve dikush më interesant se tjetri, pra me një proces  hulumtues jashtëzakonisht të bukur, por edhe të vështirë kam arritur të përzgjedh disa copëza, ti grupoj dhe të krijoj kështu një strukturë ku unë mendoj se kam arritur të jetë një strukturë e përshtatshme për te qenë një vepër teatrale.

Një vepër teatri dokumentar, sigurisht. Për sa i përket atmosferës unë kam dashur që aktori të jetë shumë më pranë publikut sepse rrëfimet duhet të vijnë te publiku më afër se herët e tjera. Janë të gjitha rrëfime që kanë nevojë jo më shumë për zë se sa për veshë. Janë rrëfime që duhet t’i dëgjojnë të gjithë.

Ti dëgjojnë të rinjtë sidomos, por edhe ti dëgjojnë ata që i kanë përjetuar apo kanë pasur pjesëtarë, familjarë të tyre që i kanë vuajtur, apo  edhe të tjerë që nuk kanë kanë pasur familjarë që i kanë vuajtur këtë, por në mënyrë indirekte kanë ndikuar te këta. Kështu që kam dashur që publiku të jetë i futur në ndjesinë e kampit të Tepelenës  dhe nëpërmjet rrëfimeve të aktorëve ata të ngacmojnë reflektimin  të ngacmojnë imagjinatën dhe të reflektojnë.

Ky ka qenë qëllimi i shfaqjes që unë t’i them publikut të reflektojmë dhe të mendojmë se çfarë ka ndodhur në të shkuarën sepse pa e njohur mirë të shkuarën ne nuk mund të kemi një të ardhme të mirë. Duhet të hedhim sytë te e shkuara për të parë më shumë dritë për të ardhmen. Sigurisht që shfaqja është edhe një lloj respekti jashtëzakonisht i madh për ata njerëz që kanë vuajtur në mënyrë të padrejtë. Dhe në fund të shfaqjes ku ne vejmë në dijeni mbi numrin e të internuarve ku një shifër jashtëzakonisht e madhe  është ajo e fëmijëve bëhemi koshientë se çfarë ka bërë shqiptari ndaj shqiptarit.

Sepse ky është një kamp i ndërtuar nga shqiptarët për shqiptarët në kohë paqeje, as në kohë lufte. Pra çfarë i ka ndodhur qenies njerëzore shqiptare që e ka bërë këtë. Pse duhet të bëheshe e gjithë kjo që është bërë. Shpeshherë me aktorë e kemi ngritur këtë pyetje ‘pse?’ dhe nuk i kemi dhënë përgjigje. Prandaj ftojmë publikun që ta shohë një shfaqje ndryshe nga të tjerat, të shohë një histori të vërtetë dhe të reflektojë mbi historinë shqiptare.

Sepse dashje padashje në mënyrë direkte apo indirekte ajo ka ndikuar te gjithsecili prej nesh. Ne jemi këta që jemi sepse vijmë nga ajo histori dhe duhet të shohim një shfaqje historike për të parë se ku mund të shkojmë ne.

Shoqëruar nga një kolonë zanore, e një këngë që përmbyll ‘Lule Sajzën’, shfaqja mirëpret publikun sërish në muajin Majin.

EMISIONI I PLOTE

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco