VIDEO/ Adriana Tolka në ‘Odeon’: Jemi në dikaturë , do t’u vijë radha të gjithëve, njeriu po ha njeriun...

21:18, 30/03/2024
A+ Aa A-

Akorja Adriana Tolka e njeh shijuesin e teatrit me historinë e Asijes, bijën e nacionalistit antikomunist Ramazan Habilit, që humbi në kamp dy motra dhe një vëlla. Në ‘Odeon’, aktorja bënë një analogji të asaj kohe me këtë kohë, e suprizohet se si lejohen shfaqje të tilla, me të tillë tematikë në skenën e Teatrit Eksperimental, ngase sipas saj pushteti ka hyrë thellësisht në gjithçka, në kaq pak Shqipëri.

‘Kjo eksperiencë mendoj se vjen në çastin e duhur. Unë jam e surprizuar se si lejohet një shfaqje e tillë në këtë kohë që fryma komuniste na ka pushtuar tejembanë, megjithëse në një mënyrë të kamufluar. Tani dikaturës i thonë autokraci, në një term modern, mendoj që në mos është diktaturë është paradikaturë.

Gazetarë që përndiqen, gazetarë që qëllohen nga kryeministri këto janë ngjarje, të cilat nuk mund të kalojnë pa shkaktuar një trazim shumë të madh, pa menduar dhe pa vënë kujën brenda nesh se në ç’kohëra po jetojmë. Më vjen keq që nuk ka një ndërgjegjësim në masë.

Njerëzit vazhdojnë indiferentë jetën e tyre, ashtu si e nderuara kolegia ime Raimonda Bulku thotë ‘yjet vazhdojnë vështrojnë indiferentë’.

Në kohët e sotme nuk janë vetëm yjet, janë njerëzit, të cilët janë indiferentë ndaj njeriut që kanë në krahë të tyre, ndaj fqinjit të tyre, i cili e pëson nga autokracia, që ekziston. Nuk uroj që t’i vijë radha asnjërit, megjithatë kam frikë se po vazhduam kështu do t’u vijë radha të gjithëve.

Kjo është shumë e trishtë. Në shekullin XXI-të, megjithë këto luftra, me diktatura të reja, unë mendoj që njerëzimi duhet të shkonte përpara të zbulonte dhe të lulëzonte jetën në planetë të tjerë, ne vazhdojmë të merremi me këto gjëra primitive, ku njeriu ha njeriun dhe etja për pushtet ka marrë një formë dhe materializohet në mënyrë shumë të çuditshme, shumë vrastare dhe shumë primitive në të njëjtën kohë’, u shpreh aktorja.

Është koha, që njerëzit të mësojnë historinë pa deformime, ngase të tilla ngjarje e ndodhi nuk duhet të përsëriten. Gjatë rrëfimit në emision ‘Odeon’, në ‘Syri Tv’ aktorja u shpreh se shpirtëzimi me rolet nuk ka qenë asfare i vështirë, pasi Tolka e njeh mirë atë periudhë. Adriana Tolka tha se regjimin famëkeq e kanë përjetuar nën lëkurë edhe familjarë të saj. 

EMISIONI I PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco