‘Dritë që vjen nga humnera’. AIDSSH aktivitet për librin e Drita Çomos

‘Dritë që vjen nga humnera’. AIDSSH aktivitet për librin e Drita Çomos

12:23, 18/03/2024
A+ Aa A-

Në datën 19 mars 2024, në muajin e Gruas, Klubi i Librit -Mësojmë nga e kaluara ka perzgjedhur të diskutojë mbi memuaret e Drita Comos, "Dritë që vjen nga humnera"

Me këtë rast kryetarja e Autoritetit shkroi në murin e saj në FB:

"Shkenca, mjeksia shoqëria duhet të gjitha "të mos dëmtojnë". Por, për fat të keq, shoqëria dhe ndërgjegjja kolektive e saj mund të prodhojnë dhe qëndrime kundra njeriut dhe kundra gruas duke sjellë antagonizëm, diskriminim, polarizim, dhunë, përgojim. Ato mund të ndertojnë mure dhe të "armatosen" që ti mbajnë barrierat në këmbë.

Këtë 8 Mars, le të nderojmë përpjekjet e vajzave dhe grave për t'u perballur me sfidat e padrejta të jetës; ato që shkakton vetë njeriu, për të rrezuar pengesat e muret brenda mendjeve të secilit dhe brenda shoqërisë sonë."

Libri “Dritë që vjen nga humnera” përmban ditarin dhe poezitë e Drita Çomos, vajzës së persekutuar nga regjimi, por edhe qe fati i rezervoi nje sëmundje të pashërueshme. Krejtësisht e vetëdijshme, ajo nuk reshti së lexuari, së mësuari dhe e deshi jetën deri në çastin e fundit.

Autoriteti po punon me libra memuarë dhe historik që prekin ngjarje të patrajtuara të periudhës 1994-1991, me qëllim që programi i KLUBI I LIBRIT-"Mësojmë nga e kaluara" të shtrihet gjerësisht të mësuesit dhe nxënësit e arsimit parauniversitar .

Njoftimi:

Po ju percjell njoftimin per nje aktivitet qe mbahet ne kuader te muajit te gruas dhe ditelindjes se personazhit te Drita Çomo.

[Klubi i Librit “Mësojmë nga e kaluara”  ju fton për diskutimin e librit “Dritë që vjen nga humnera” (ditar dhe poezi) të Drita Çomos. Aktiviteti do të zhvillohet në mjediset e AIDSSH-së ditën e martë, datë 19 mars 2024, ora  13.00.

Bashkë me diskutimin e librit do të zbardhet për herë të parë dhe dosja e ish-Sigurimit të Shtetit për Drita Çomon.

Të ftuar: familjarë të Dritës, mësues të letërsisë dhe historisë së rrethit të Tiranës dhe veprimtarë të kujtesës.

Klubi i Librit “Mësojmë nga e kaluara” zhvillohet në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, si edhe Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

 Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e saj.

Adresa: Rruga e Dibrës, garnizoni “Skëndërbej”, Tiranë

(ish-Shkolla e Bashkuar)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco