Më 17 mars 1934 u përurua busti i Çerçiz Topullit

Më 17 mars 1934 u përurua busti i Çerçiz Topullit

09:08, 18/03/2024
A+ Aa A-

Më 17 mars 1934, u përurua busti i atdhetarit të shquar, Çerçiz Topulli.

Ky bust i i vendosur në Gjirokastër, qe punuar prej Odhise Paskalit. Topulli, veprimtari i shquar i Rilindjes Kombëtare, mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë "Për lirinë e Shqipërisë".

Në prill të vitit 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut dhe më 1908 anëtarë të çetës së tij vranë komandantin e xhandarmërisë.

Pas Shpalljes së Pavarësisë u vu në shërbim të qeverisë së Vlorës ku luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. U pushkatua më 15 korrik në Shkodër nga forcat malazeze.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco