VIDEO/ Si ka ndryshuar shija e artdashësve? Shima: Jo të gjithë kanë luksin ta kuptojnë shenjën piktorike

21:40, 16/03/2024
A+ Aa A-

Shijet e vizitorëve që ndjekin me ëndje ekspozitat e tij, por edhe gjithfarë krijimesh të tjera që ekspozohen në galeri ndryshojnë në bazë të kultivimit të tyre, të mënyrës se si i qasen një vepre arti.

Pjesë nga biseda

Egla Xhemalaj: Në dykohësi, në dykohë, nga dje dhe sot si ka ndryshuar shija e vizitorit e atyre që e ndjekin me ëndje çdo krijim tuajin e çdo ekspozitë për rrjedhojë. Si e keni parë ju këtë transforim për të ardhur deri këtu ku jeni sot e me gjithçka që keni arritur, ngase keni suksese jo vetëm kombëtare, po dhe ndërkombëtare.

Orion Shima: Pyetje e vështirë, në kuptimin që, sigurisht unë kam një grup jo të vogël njerëzish që e kanë ndjekur pikturën time, që e shijojnë dhe përpiqen të kuptojnë gjithë këtë rrugëtim që ka ndodhur me pikturën time në kohë. Por, kur flet për vizitorë janë të shumtë edhe me thënë të drejtën unë nuk e di ç’ndodh me vizitorët. Mendoj që ata marrin atë kënaqësi ose atë lloj emocioni që edhe kuptojnë sepse në fund të ditës, jo të gjithë kanë privilegjin dhe luksin ta kuptojnë shenjën piktorike, linguistikën që vet arti vizual ka.

Si çdo art, ai ka një lingustikë që në radhë të parë ta dish e pastaj ta lexosh dhe ta shijosh, kur bëhet fjala për masë. Gjithsecili shijimin e ka një formë empirike, personale, kulturore dhe është shumë e vështirë të perceptosh ç’ndodh me tërësinë. Për sa i përket miqve të mi, sigurisht, ata janë shumë kuriozë. Ata njohin jo vetëm zonën time artistike, por më njohin edhe në jetë edhe në biseda informale, më njohin në tavolina dhe për ata është gjithmonë shumë e thjeshtë të kuptojnë se çfarë ndodh emocionalisht me mua edhe kur s’jam në studio.

Orion Shima tha në ‘Odeon’ se akoma nuk i kanë lindur ngacmimet për të nisur një tjetër cikël piktorik, ngase po i gëzohet suksesit të ekspozitës ‘Brio’, që është pritur shumë mirë nga vizitorët.                      

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco