Fejton/ Rama dhe Teatri...

Fejton/ Rama dhe Teatri...

17:12, 15/03/2024
A+ Aa A-

Kur Rama, ky që tani është kryetar i PS dhe kryeministër, ishte i vogël, rastësisht paska shkuar te Teatri Popullor. Ngaqë e adhuronte Kadri Roshin, si aktor, një ditë prej ditësh, i paska kërkuar Piro Manit, atij regjisorit të madh të teatrit, ta dublonte Kadriun te njeri nga rolet. Me duket si ishte roli i Arturo Ui-se.

Piro, duke e parë si gallof të gjatë, i paska thënë qe bëjmë një prove dhe pastaj shohim. Mire i paska thënë Ramushi (Rama i vogël). Dhe pa një e dy, palloshi i gjatë, paska dale ne skene, e të paska marre drejtim gatitu, të paska qëruar zanin....Ke parë që i qenke trashur mu si veshgjatit e nuk po dike me dale ne tonin e duhur. Dikur, me atë zanin, gërvishtës, pa ngjyrë, paske uluritun...

- Binte shinte...prit!

- Shinte binte...prit

- As binte e as shinte...

- Ik djalë, nuk ke lidhje me teatrin, - me duket se i ka thënë me shaka mjeshtër Piro...Ai ka ikur me vrap dhe qenke ndal buzë njërës nga urat e Lanës, sa me u flladit, me u qetu, e ma ne fund, ne kulmin e qetësisë zemrake, paska bere një betim:

- Do të të shemb o Teater!

Shkuan ditë, e shkuan mote, po ai peng, që nuk e pranuan në teatër, se nuk ia kish haberin, ia digjke mendjen dhe zemrën. Hante veten me dhembe, hante thonjte...Ke parë ti që zogu i edrhi në dorë. Ka Perëndi, ka Zot...Le që Zot jam vetë. Këtë e tha me vete, nuk ishte momenti me e thanë në publik...Kur ka pritur kaq vite, ene pak ka mbet. Me erdhi zogu ne dorë! Ke pare ti qe kur u be ministër kulture, një nate vere iu kujtua përbetimi dhe me t'u leshu me turr e revanin, e një mazi të hazdisur. I doli para Agim Qirjaqi dhe hoqi dore per ca kohe. Kur u be kryeministër, çdo nate i dilte para syve, skena e turpurimit kur qe i vogël, dhe veshët i buçisnin...

- Do te të shkul themelesh O Teatër. Ke pare ti qe me 17 maj 2020, ora 4 e mëngjesit e pak minuta, fadroma goditi pjesen ballore. Muri ra, e tash asgjë nuk ka mbetur... - Nuk doja, o Teater, po ma bere borxh kur jesha i vogël. Ne këtë bote lahen te gjitha. U bëra i madh dhe tani, une vete, jam teater, autor, regjisor, aktor dhe bej gallate me gjithë boten ne ERTV...

Teatri iku, une jam, e do te jem, deri kur te mos e shoh ëndrrën kur fodroma godet fasadën e Teatrit...Iu ba teatri si makthi i Makbethit, që e vrau mbretin Dunkan ne shpine e vetë e tash, nuk ka mundesi me vu gjume ne sy...Ej, me duket se po levizin pemët e Brinjes...

Te kujt the? Teatri qenka ngrit ne këmbe e po shkoka drejte Kryeministrisë...

Eh, anderr ishte, anderr e mallkuar, po është ëndërr qe e sheh për dite, teatri gojëhapur, duket sikur do ta kafshoje. Ramësi i Çanit, vrapon kodrave e maleve. Teatri e ndjek pas...Pas pak del ne udhe Toni Gogu, ai burri qe mblodhi këshillin e bashkise...dhe shpallen pa nxjerre ende vendimin: Te shembet, se ka thënë shefi: Nuk e shoh dot me sy. Ma ka ba borxh qe kur isha i vogël....
Me ka poshtruar, me ka prere ëndrrën time te jetës, për ta qene aktor i madh, anipse gazetor, qe tall trapin me gjithë boten, ndonëse zbulon me qarte se kushdo trapizmin e vetes. E kështu, hall kur ishte teatri, po qenka ma hall kur nuk është, se ia ka prishur gjumin Rames, Veliajt, Gogut e gjithë gogullareve qe vune dore, ne tempullin e demokracisë...

Greket e kane quajtur kështu. Dihet me te futme  e kane patur...

Shënim: Pasi personazhet reale, janë veteportretizuar, gjer ne gdhendje, nuk shtuam asgjë, se me tepër do prishnim nga figurimi i tyre...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco