SYRI TV/ Surprizat e rikthimit të ‘Carmina Burana’, shfaqja e baletit bën bashkë 200 artistë

15:34, 15/03/2024
A+ Aa A-

Shfaqja e baletit “Carmina Burana” rikthehet me surpriza në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Vepra do të ngjisë  200 artistë në skenën e Operas, ndërsa përmes lëvizjeve dhe këndimit shfaqja i bën himn dashurisë së vërtetë.

Syri tv

“Carmina Burana” rikthehet pas një viti në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baltetit, këtë herë me baletin që përplotëson mrekullisht gjithë shfaqjen. E kompozuar nga Carl Orff, muzika e fuqishme do të shoqërohet edhe me kolonën e njohur “O Furtuna”, ndërsa në skenë do të shkrihen mrekullisht lëvizjet trupore me këndimin që i dedikojnë gjithçka ndjenjës së dashurisë së pakushtëzuar.

Shfaqja është një dialog mes një burri dhe një gruaje , një kërkim e një tërheqje e vazhdueshme për njëri – tjetrin. Në udhën e gjatë drejt erotikes, mes dhunës e gënjeshtrës ajo çka në fund do të mbijetojë është dashuria. Kjo vepër zgjon fantazinë si asnjë vepër tjetër e shekullit të XX, gjatë së cilës shpaloset një himn ngazëllyes për sublimen. “Carmina Burana” është një shfaqje muzikore e një balet që i përket gjithkohësisë, në të cilat pulsojnë edhe elementët e formave të ndryshme teatrale. Muzika luan një rol shumë të rëndësishëm në shfaqje, por në të njëjtën kohë vepron në kushte të barabarta me artet që i gjejmë të shkrira në magjinë e “Carmina Burana”. Për shfaqjen do të ngjiten në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit 200 artistë, ndërsa më herët është luajtur në Opera në vitin 2015 si opera – balet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco