Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Salla ‘bodrum’, Black Box  i vetëm në Shqipëri, me sy të humbur në asgjë

Salla ‘bodrum’, Black Box i vetëm në Shqipëri, me sy të humbur në asgjë

18:22, 13/03/2024
A+ Aa A-

I dashurojmë vitet e lulëzuara e plot dritë 2007 - 2011. I përulemi këtyre viteve të çliruara nga errësira  prej dritës së trupave tanë. Kjo dritë ka qenë shumë  ndriçuese për Teatrin Shqiptar, sepse i shtoi vendit një Teatër të Ri, Metropolin e bëri me Qëndër të Metropolit, Tiranës së rrënuar emocionalisht i dha tre salla (Shakespeare, Çehov, Bodrum) të çuditshme, aty ku kishte qenë Varieteja e Tiranës, Fëmijëve mundësi për edukim dhe argëtim, të rinjve hapësira kreative për të mbushur shpirtin e tyre, publikut mundësi për të ndriçuar errësirën e dritës së përditshme në salla teatri jotradicionale, artistëve jo vetëm të rinj mundësi për të fluturuar ëndërrimtar në teatër...Falënderimi ynë për të gjithë ata që na mbështetën fluturon në qiell dhe këndon...

Sot Salla ‘Bodrum’ bën 14 vjet që nga inaugurimi me komedinë ‘Playboy i trojeve tona’ e J.M. Synge.  Gongut të parë i ra Artisti I Madh Enver Petrovci, ndërsa çelësin e parë në derë e rrotulloi Artistja e Madhe Drita Pelinku. Tani u bë një kohë e gjatë që dera e Bodrumit pothuajse rri mbyllur. Por ne do të presim me dhimbje, si në një stacion të zbrazet treni, që ‘Bodrumi’ të rilëvizë. Jetë të gjatë Salla ‘Bodrum’. Jemi në heshtjen tënde. Pafundësisht shfaqje dhe ‘ajër të pastër’ Teatri i Metropolit. #rroftëteatri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco