VIDEO-SYRI TV/ TKOB blen produksionin më të madh në 70 vite, Donizetti vjen në Shqipëri në 2025

16:30, 13/03/2024
A+ Aa A-

Opera më e famshme e Donizettit ‘Lucia di Lammermoor’ është produksioni më i rëndësishëm i blerë nga Opera shqiptare në këto 70 vite histori. Vepra do të vijë nga Izraeli në Shqipëri në vitin 2025, ndërsa synimi kryesor është pjesëmarrja e promovimi i artistëve të rinj.

Nga SYRI TV

Për më shumë se 200 vjet, historia tronditëse e Lucia di Lammermoor ka tërhequr një numër të lartë artdashësish në mbarë botën, ndërsa së shpejti do të preket për artdashësit shqiptar.

Drejtoresha e Përgjithshme e Teatrit të Operës dhe Baletit, Abigeila Voshtina, ka njoftuar nëpërmjet një video-mesazhi që TKOB ka blerë një nga produksionet më të rëndësishme në 70 vite teatër. Bëhet fjalë për operën ‘Lucia di Lammermoor’ e Donizetti-t, e cila do të vijë enkas nga Izraeli në Shqipëri, në vitin 2025.

Vepra e llojit Belcanto i përket sipas Voshtinës zhanrit të djepit të rritjes së këngëtarëve të rinj.

Sinkron Abigela Voshtina, Drejtore e Operas

Voshtina theksoi që kjo arritje do të kulmojë në vitin 2025, me pjesëmarrjen e artistëve të rinj me qëllim promovimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco