Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

SYRI TV/ Romani 'Ngjyra e Zymbylit të kaltër', Toçi: Sjell konfliktet e mëdha me armë në Qipro

16:54, 12/03/2024
A+ Aa A-

 

Shkrimtari qipriot Christos Hatzipapas është sjell mjeshtërisht në shqip nga Kristo Pulla.

Romani“Ngjyra e Zymbylit të kaltër” vë në qendër një nga konfliktet më të mëdha me armë që ka ndodhur në ishullin e Qipros gjatë vitit 1974, ndërsa nuk mundon as linja e dashurisë si fuqi që mund gjithçka.

SYRI TV

“Ngjyra e Zymbylit të kaltër”, romani i shkrimtarit qipriot Christos Hatzipapas vjen në përkthimin mjeshtëror të Kristo Pullës në gjuhën shqipe.

Autori shndërron realitetin në legjendë dhe legjendën në realitet, duke i treguar lexuesit ngjarjet tragjike të vitit 1974 nga një tjetër perspektivë, ndërsa nuk mungon as linja e dashurisë që përshkon dinamikën e librit.

Një prej ngacmimeve për ta botuar romanin, u shpreh Irena Toçi ishin konfliktet e ndezura në Mesdhe.

 

Shkrimtari të mahnit me forcën e të shkruarit e po aq me fotografimin e atyre viteve të vështira që u përshkuan nga ngjarje tragjike.

Krijuesi i jep vëmendje ndjenjës sublime të dashurisë, asaj që mund gjithçka e qëndron stoike në çdo fushëbetejë.

Në libër flitet për emra konkretë, personazhet përfytyrohen si bashkëudhërët me lexuesin.

Dhimbja që provon kur ata humbasin në terrin e luftës i bënë më koshientë ata për vështirësitë e pasojat e një lufte të tillë absurde, që lind nga dëshira për pushtet.  

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco