Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Ismail Kadare kandidohet për çmimin 'Booker' me veprën 'Kur sunduesit grinden'

Ismail Kadare kandidohet për çmimin 'Booker' me veprën 'Kur sunduesit grinden'

12:05, 12/03/2024
A+ Aa A-

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, është kandiduar për "Çmimin Ndërkombëtar Booker 2024" me librin e tij “Kur sunduesit grinden”. Për këtë çmim janë në garë 13 libra.

Libri i Ismail Kadaresë bën fjalë për misterin e telefonatës Stalin-Pasternak, njëri udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik dhe tjetri shkrimtari më i famshëm i tij. Ky libër përfshin historinë e shkrimtarëve të mëdhenj që u kanë mbijetuar diktaturave, përderisa diktatorët kanë vdekur e janë harruar. Si fill lidhës i veprës shërben historia e shkrimtarit rus, Boris Pasternak.

I themeluar në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1969, çmimi "Booker" shpërbleu fillimisht shkrimtarët e Commonwealth dhe tani shtrihet në të gjithë globin: është i hapur për këdo, pavarësisht nga origjina.

Çdo vit, çmimi "Booker" i jepet asaj që është, sipas mendimit të gjyqtarëve tanë, vepra më e mirë e qëndrueshme e trillimeve e shkruar në anglisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco